E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova mund Serbinë në GJND: Pavarësia e ligjshme

Me këtë vendim të Hagës, tashmë i hapet një tjetër rrugë Kosovës për njohje të reja.

“Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk pengon shpalljen e pavarësisë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme”, ka deklaruar presidenti i Gjykatës së Hagës.

Në fjalën e tij, kreu i gjykate shprehet se populli i Kosovës ka të drejtët të krijojë një shtet të pavarur. Duke sqaruar rezolutën 1244 të OKB-së, presidenti i Gjykatës u shpreh se ajo mbështet integritetin territorial të Kosovës. “Konkludojmë se rezoluta 1244 përcakton një qëndrim të përkohshëm të ndërkombëtarëve. Ajo e kishte mandatuar UNMIK-un që të lehtësonte procesin e zgjidhjes së cështjes së Kosovës”, vijoi.

Në deklaratën e gjatë që po lexohet që nga fillimi i seancës, thuhet midis të tjerash se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Vendimi është marrë dhjetë me katër në favor të Kosovës, ndërkohë që Kina nuk ka marrë pjesë në votim.

Pavarësia e Kosovës, GJND-ja jep vendimin

Hagë (15:28 )– është duke u zhvilluar në Hagë seanca e shpalljes së opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Vendimi i GJND-së pritet me interes jo vetëm në Prishtinë e Beograd, por edhe më gjerë. Sipas të dhënave të para, mësohet se vendimi nuk do të jetë i formës së prerë në favor të njërës palë dhe kundër tjetrës, por do të lërë shumë hapësira për interpretim nga palët.

Ekspertët e çështjes theksojnë se opinioni përfundimtar nuk do të jetë plotësisht i drejtpërdrejtë dhe i qartë, por do të lihet hapësirë për Prishtinën dhe Beogradin që të bëjnë interpretimet e veta. Sipas pritshmërive, pas shpalljes së opinionit të GJND-së pritet të rritet numri i vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›