Takimi në Athinë Papandreu premton mbështetje për emigrantët
Autori i Lajmit: Redaksia
Greqia mbështet Shqipërinë në liberalizmin e vizave dhe hyrjen në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Jorgos Papandreu, në një takim me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ilir Meta. Ai garantoi se Greqia do të bëjë më shumë për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin helen. Ndërkohë që zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka deklaruar se vendi ynë mbështet projektin e Greqisë për Ballkanin dhe vizionin e shtetit grek për emigrantët. Të dy ministrat ranë dakord që të forconin bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Takimi
Papandreu, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar vendosmërinë e tij që të bëjë realitet premtimet elektorale për integrimin e emigrantëve. Pas këtij takimi, Meta tha se i ka përsëritur kryeministrit grek kërkesën për njohjen e patentave shqiptare të drejtimit të automjetit, si dhe arritjen e një marrëveshjeje për sigurimet shoqërore të emigrantëve. I pyetur nga BBC për reagimin e kryeministrit grek ndaj këtyre kërkesave, zoti Meta tha se “Jorgos Papandreu ishte shumë i vëmendshëm lidhur me këto kërkesa, ai u shpreh se është i vendosur që ti mbajë ato premtime që ka bërë edhe para zgjedhjeve për përmirësimin e të drejtave të emigrantëve”. Më tej gjatë takimit Meta dhe Papandreu vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qeverive si të shkëlqyera dhe u angazhuan për thellimin dhe konkretizimin e tyre të mëtejshëm. Ata kanë diskutuar dhe për axhendën e integrimit evropian të Shqipërisë, stadin e ri të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian pas pranimit të aplikimit për anëtarësim nga Këshilli i BE-së dhe rreth procesit të liberalizimit të vizave. Meta shprehu vlerësimin e Qeverisë shqiptare për vizionin e prezantuar nga Kryeministri grek, Papandreu për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian brenda vitit 2014, si një vazhdimësi dhe dinamikë e re e angazhimeve të Samitit të Selanikut për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimit u ra dakord për mbledhjen në një kohë të shpejtë të Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik, për të parë mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha me interes reciprok. Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 4 tetorit 2009, që i fitoi bindshëm, kryeministri aktual i Greqisë u angazhua për dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur apo kanë studiuar në Greqi, si dhe dhënien e së drejtës së votës për zgjedhjet lokale emigrantëve që kanë qëndrim të ligjshëm në vend. Takimi i kreut të diplomacisë shqiptare me kryeministrin grek është zhvilluar në Athinë, ku Meta po merr pjesë në samitin e OSBE-së.
Numri dy i Qeverisë sulmon opozitën nga Athina
Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka sulmuar opozitën nga Athina, ku ndodhet për një vizitë dyditore. Duke komentuar lajmërimin për protesta nën moton “Mbroj votën time” gjatë mbledhjes së ministrave të Jashtëm të OSBE-së, Meta deklaroi se PS po dëmton imazhin e vendit. “Është diçka qesharake dhe jo serioze, pasi kutitë janë hapur dhe janë firmosur. Nëse do të ketë protesta edhe në Athinë, kjo do të dëmtojë imazhin e vendit”, - ka pohuar Meta. Shefi i diplomacisë shqiptare ka nënvizuar se protestat do të ishin tej mase të dëmshme tani që Shqipëria është në prag të liberalizimit të vizave. “Shqipëria është në prag të heqjes së vizave nga BE, ka një perspektive për zhvillim dhe modernizim të infrastrukturës. Pra, është një Shqipëri më ndryshe nga ajo që shqiptarët bënin gjithçka për tu larguar”, - ka shtuar Meta.
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009