E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Ftohen’ liderët e Rusisë, Putin-Medvedev

Moskë -Dy politikanët kryesorë në Rusi, presidenti Dmitry Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin, duket se gjithnjë e më shumë paraqesin dy pole të epiqendrës politike ruse, që kanë filluar të largohen nga njëri-tjetri. Gazeta ruan "Financial Times", shkruan se Medvedev, ka kritikuar qeverinë, duke mos apostrofuar Putinin, për ngathtësi në miratimin e vendimeve që kanë të bëjnë me krizën ekonomike.

Në këtë kontekst, presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se ngadalësia e qeverisë është e papranueshme dhe se kjo është dëshmi e "paaftësisë së saj për të miratuar vendime me kohë", shkruan "Financial Times". Kjo është hera e dytë që brenda dy muajsh Medvedev kritikon qeverinë.

"Financial Times" citon disa analistë të kenë thënë se me këto veprime, Medvedevi, që deri tash ishte nën hijen e Putinit, sinjalizon se synon të lirohet nga varësia e tij dhe të jetë më i pavarur në miratimin e vendimeve për drejtimin e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›