E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Meta sot në Mal të Zi me ftesë të homologut Rocen

TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, u nis sot për një vizitë zyrtare në Malin e Zi, me ftesë të homologut malazez, Milan Rocen. Në qendër të bisedimeve që do të zhvillohen mes dy homologeve, do trajtohet ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin europian e euroatlantik. Gjithashtu, gjatë vizitës do të nënshkruhen 3 marrëveshje, të cilat do t'i japin një nxitje të mëtejshme bashkëpunimit mes Shqiperisë dhe Malit te Zi, veçanërisht në fushat ekonomike dhe qarkullimit të lirë të njerëzve. Krahas bisedimeve zyrtare, Zv. Kryeministri Meta do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, Kryetari i Parlamentit, Ranko Krivokapic dhe Kryeministri Milo Gjukanovic. Meta do të takohet edhe me drejtues të partive kryesore politike shqiptare në Mal të Zi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›