Zëdhënësi i Gadafit: Koloneli ndodhet në Libi

Një zëdhënës i Muamar Gadafit, sipas BBC, ka pranuar se koloneli ndodhet në Libi, duke përgënjeshtruar hipotezat e shumta për zhdukjen e tij në Algjeri. Shefi negociator mund të jetë djali Saadi.
Zëdhënësi i regjimit, Mussa Ibrahim, i ka telefonuar agjencisë së lajmeve “Associated Press”, në New York, duke pohuar se Gadafi ndodhet në territorin libik, dhe se ka si qëllim diskutimin me rebelët për të formuar një formacion të një qeverie tranzitore.
Nga ana tjetër, rebelët libianë nuk kanë ndërmend të negociojnë me Muamar Gadafin, derisa koloneli të dorëzohet. “Nuk do të ketë asnjë negociatë. Nëse Gadafi dorëzohet, do të negociojmë dhe do e marrim në konsideratë”, është shprehur ministri i Financave Moussa Ibrahim.