E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut, Mandela qëndron në fshatin e tij

Ish presidenti jugafrikan, Nelson Mandela, i cili ishte kthyer në fshatin e lindjes së tij për 93-vjetorin, në mesin e muajit korrik, ka vendosur të qëndrojë aty.
“I moshuari, shefi i shtetit i ka thënë eksponentëve të familjes së tij se ka si qëllim të qëndrojë për të jetuar në fshat”, ka shkruar e përjavshmja “City Press”.
Nelson Mandela ka qenë president i Afrikës së Jugut nga viti 1994 deri në vitin 1999, dhe është tërhequr nga jeta politike në vitin 2004.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›