Jeremiç në Afrikë për të penguar njohjen e Kosovës
Kryediplomati serb deklaroi para gazetarëve se do të vizitojë Nigerinë, Gabonin, Kongon dhe Kenian, për zhvilluar bisedime politike për situatën në Kosovë.
"Gjatë kësaj kohe po ushtrohet presion i madh mbi vendet afrikane për të njohur pavarësinë e Kosovës. Shumica e vendeve të Afrikës nuk e kanë bërë këtë gjë. Është e rëndësishme që të mos ndodhë ndryshimi i qëndrimit të tyre", deklaroi Jeremiç para se të nisej.