E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Prioriteti ynë është stabiliteti i vendit

Ky qëndrim është lexuar para gazetarëve nga nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, pas takimit që zhvilloi kryesia.

"Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit kanë dhënë një provë të fuqishme të pjekurisë dhe demokracisë në Kosovë, në të cilën LDK-ja ka dhënë kontribut madhor. LDK-ja në balotazh do të krijojë partnerë të ndryshëm lokalë sipas specifikave të secilës komunë. Në të njëjtën kohë, LDK-ja do të vazhdojë të angazhohet me përgjegjësi për funksionimin dhe zbatimin e obligimeve shtetërore që dalin nga partneriteti në nivel qendror, e që është e rëndësisë parësore për funksionimin e institucioneve qendrore shtetërore të Republikës së Kosovës, presidencës, parlamentit dhe qeverisë, në pajtim me kushtetutën dhe ligjit", thuhet në deklaratën e kësaj partie.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›