E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç:Do të mblidhet KS-ja për Kosovën të hënën

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të mbahet të hënën ose të martën, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, në një intervistë për B92. Jeremiç po ashtu ka thënë se Serbia ka marrë garanci që plani gjashtëpikësh i OKB-së nuk do të ndryshohet. Ministri serbe ka thënë se ekziston marrëveshja në mes të Serbisë dhe Kombeve të Bashkuara - e cila, sipas tij, është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate, dhe ka shtuar se kjo marrëveshje do të rikonfirmohet njëzëri.
Ndërkaq zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Brendon Varma ka thënë se mund të ndodhë që deri në fund të javës të publikohet raporti i sekretarit Ban Ki-Moon për Kosovën, respektivisht, për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›