E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, presidenti Kaczynski kërkon referendum për euron

Katowice (start)-Presidenti polak, Lech Kaczynski deklaroi sot se shtetasit polakë kana të drejtë të zhvillojnë një referendum mbi planet e qeverisë për pranimin e euros në vitin 2012.Qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Donald Tusk, që përballet me kundërshtimet e partisë kryesore opozitare tepër skeptike për planin e futjes së euros në tregun polak, po shqyrton mundësinë për t'ju drejtuar votuesve në lidhje me këtë çështje, por i trembet mundësisë që mund të mos e arrijë mbështetjen e duhur.

"Viti 2012 është vetëm një datë. Mendoj se nevoja për referendum është e dukshme, po ashtu siç ishte i nevojshëm referendumi para anëtarësimit në BE në vitin 2004", deklaroi presidenti Lech Kaczynski, gjatë një vizite në qytetin jugor Katowice.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›