E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Këshilli i Sigurimit mblidhet të hënën ose të martën

Nju Jork (start)-Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, bëri të ditur për mediat në Beograd, se mbledhja e Këshillit të Sigurimit do të mbahet të hënën ose të martën, teksa ka theksuar se plani gjashtë pikësh, nuk do të ndryshohet nga OKB-ja. Jeremiç thotë se tashmë ekziston një marrëveshje midis Serbisë dhe Kombeve të Bashkuara, që sipas tij është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate, dhe ka shtuar se kjo marrëveshje do të rikonfirmohet njëzëri.

Ndërkaq zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Brendon Varma ka thënë se mund të ndodhë që deri në fund të javës të publikohet raporti i sekretarit Ban Ki-Moon për Kosovën, respektivisht, për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›