Jerez, Dani Pedrosa niset nga pole

www.albania-sport.com- Dopjetë spanjolle në kualifikueset e MotoGp në cirkuitin e Jerez në Grand Prix të Spanjës. Dani Pedrosa (Honda) do të niset në pole position përpara bashkëkombasit të tij të Yamaha, Jorge Lorenzo, i cili nga ana e tij la pas austrialinin e Ducati, Casey Stoner. Valentino Rossi (Yamaha) realizoi kohën e katërt më të mirë dhe do të niset rresthi i dytë. Fituesi i pole në Moto2 doli japonezi Shoya Tomizaëa (Suter). Dominimi spanjoll ishte edhe në kualifikueset e kategorisë 125. Pole shkoi për Marc Marquez (Derbi), e më pas Pol Espargaro (Derbi) dhe Efren Vazquez (Derbi). Vendi i katërt dhe i pestë përe dy spanjollët e Aprilia, Esteve Rabat dhe Nicolas Terol.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 01 Maj 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili