E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, “Top 2-5” me hapa tresh

www.albania-sport.com - Bylisi, kampioni i Kategorisë së Parë i “lejoi” vetes një humbje 4-2 në Kamëz, në një ndeshje ku golashënuesi më i mirë i ballshiot, Romeo Hamzaj shënoi dy gola pasi më parë rezultati kishte shkuar 4-0 për vendasit.

Me këtë fitore Kamza e financuar nga Naim Qarri dhe e drejtuar nga Perlat Musta ruajti vendin e tretë, me pikë të barabarta me Elbasanin (tashmë nga 56 pikë), e që nga ana e tij fitoi 3-0 me Luftëtarin në “Ruzhdi Bizhuta”.

Fitore të rëndësishme arritën edhe Lushnja dhe Partizanin, me lushnjarët që mposhtën 5-0 Sopotin e vendit të fundit në “Roza Haxhiu” dhe të kuqtë që triumfuan 3-2 në Gramsh (aksionarin e Partizanit, Paro Laçi, e larguan forcat policore nga fusha).

Skrapari arriti një fitore surprizë 2-1 në Burrel, duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve dhe në vendin e 12-të, kur duhen edhe dy javë për t’u luajtur.

Memaliaj fitoi 2-1 me Bilishti Sport dhe po me këtë rezultat fitoi Pogradeci me Besëlidhjen në takimin e luajtur në Bilisht.

Turbina e Cërrikut fitoi 3-1 me Adën e Velipojës.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i sezonit në Kategorinë e Parë, renditja është kjo: Bylis (66 pikë, kampion), Elbasani (56 pikë), Kamza (56 pikë), Lushnja (54 pikë), Partizani (54 pikë).

KATEGORIA E PARË
JAVA 28, 01.05.2010

Gramshi-Partizani 2-3
Burreli-Skrapari 1-2
Memaliaj-Bilishti 2-1
Lushnja-Sopoti 5-0
Kamza-Bylis 4-2
Elbasani-Luftëtari 3-0
Pogradeci-Besëlidhja 2-1
Turbina-Ada 3-1

Java 29
Luftëtari-Kamza
Skrapari-Lushnja
Bilishti-Elbasani
Partizani-Burreli

Java 30
Partizani-Skrapari
Elbasani-Bylis
Lushnja-Besëlidhja
Kamza-Turbina


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 01 Maj 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›