E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern, asnjë pengesë drejt titullit

www.albania-sport.com - Bayern është i sigurt për të qenë ai “Meisterschaft” (kampion) në Bundesligën 1 në Gjermani, falë fitores 3-1 kundër Bochumit të Mërgim Mavrajt (90 minuta) në “Allianz Arena” në takimin e javës së 33-të, e kombinuar kjo edhe me humbjen befasuese 0-2 të Schalke 04 në stadiumin e saj me Werder Bremen. Myller shënoi një tripletë për Bayern e Luis van Gal.

Shtutgarti barazoi 2-2 me Mainz 05 të Jahmir Hykës (në bankinë).

Hannover 96 (i Altin Lalës, i dëmtuar) shkatërroi 6-1 Borusian e Munchengladbah, duke dalë përkohësisht nga zona e ftohtë e Bundesligës.

Këlni barazoi 2-2 me Freiburg. Bajer Leverkuzen barazoi 1-1 me Hertën e Berlinit, teksa kjo e fundit ra përfundimisht nga Bundesliga 1.

Borusia Dortmund barazoi 1-1 me Wolfsuburg. Hamburger pas eliminimit në gjysmëfinalet e Europa League (kundër Fulhamit) fitoi 4-0 me Nurembergut të Albert Bunjakut (90 minuta në lojë).

Kur ka mbetur edhe një javë për tu luajtur renditja në Bundesligë është kjo: Bayern 67 pikë (+39 diferenca e golave), Schalke 04 64 pikë (+22 gola), Werder Bremen 60, Bayer Leverkuzen 58.

BUNDESLIGA
Java 33

Stuttgart - Mainz 2:2 (0:0)
München - Bochum 3:1 (2:0)
Köln - Freiburg 2:2 (1:1)
Leverkusen - Hertha 1:1 (0:1)
Schalke - Bremen 0:2 (0:0)
Hannover - M'gladbach 6:1 (4:0)
Hamburg - Nürnberg 4:0 (3:0)
Dortmund - Wolfsburg 1:1 (0:0)
Frankfurt - Hoffenheim 1:2 (1:0)


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 01 Maj 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›