E Diel, 1 Nëntor 2026

Tottenham - Man.City, luftë për Champions

www.albania-sport.com - Manchester City mposhti 3-1 Aston Villën në luftën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, por ende djemtë e Robert Mançinit ndodhen në vendin e pestë me një pikë më pak pas Tottenham, që nga ana e tij fitoi 1-0 me Bolton në javën e 37-të Prermier League. Si Manchester City ashtu dhe Tottenham kanë nga një ndeshje më pak.

Carew shënoi i pari për Aston Villa në minutën e 16-të, ndërkohë që Tevez barazoi rezultatin me penallti në minutën e 41-të. Dy minuta më pas Adebayor i çoi shifrat në 2-1. Golin e tretë për City e realizoi Bellamy në të 89’.

Tottenham fitoi 1-0 me Bolton Wanderes në “White Line Arena” falë golit të shënuar nga Thom Huddelstone (37’). Në takimet e tjera të ditës së shtunë, Birmingham fitoi 2-1 me Burnley, Portsmouth 3-1 me Wolverhampton. Stoke dhe Everton u ndanë në një barazim pa gola.

Të dielën do të luhen Liverpool-Chelsea, Fulham-West Hamm (i Valon Behramit) dhe Sunderland (Lorik Cana)-Manchester United. E hëna ofron duelet: Wigan-Hull dhe Blackburn-Arsenal.

PREMIER LEAGUE
Java 27

Birmingham C. 2 - 1 Burnley
Manchester C. 3 - 1 Aston Villa
Portsmouth 3 - 1 Wolverhampton W.
Stoke C. 0 - 0 Everton
Tottenham H. 1 - 0 Bolton W.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 01 Maj 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›