E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jerusalemi lindor shpulle Netanjahut Aprovohet plani per 1 mije ndertime te reja

Izrael Hapet drita jeshile per ndertimin e apartamenteve ne zonen me shumice palestineze

Izraeli ka aprovuar nje plan te ri ndertimesh hebraike ne Jerusalemin lindor zone me mazhorance palestineze qe parashikon ndertimin e me shume se nje mije apartamenteve. Ndertimet e reja do te ndertohen ne zonen e Har Homa. Plani u publikua sot nga komisioni per ndertimet i Ministrise se Brendshme australiane. Publikimi i ketij plani rrezikon te shkaktoje moskenaqesi te Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i cili gjendet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe eshte kunder cdo plani te ri ndertimesh hebreje ne zonen e Jerusalemit lindor. Sipas raportimeve te mediave izraelite plani parashikon ndertimin e 930 apartamenteve ne Har Homa ne zonen C dhe 48 te tjera ne ate B. Nderkaq parashikohet ndertimi i 320 njesive te tjera ne Ramot nje lagje hebreje po ashtu ne zonen e Jerusalemit lindor. Har Homa ndodhet afer Betlehemit dhe ne te kaluaren ndertimi i shtepive ne kete zone nga ana e Izraelit kishte shkaktuar reagime te ashpra negative si te palestinezeve ashtu edhe te SHBA-se dhe gjithe komunitetit nderkombetar. Per palestinezet pezullimi i te gjitha aktiviteteve ndertimore hebreje ne Cisjordani dhe Jerusalemin lindor eshte nje kusht i domosdoshem per te rinisur negociatat e paqes direkte te lena pezull qe prej shtatorit. Publikimi i nje plani te ri ndertimor nga ana e Ministrise se Brendshme eshte i nevojshem perpara se ndertimet te fillojne vertet. Kjo mund te shkaktoje nje tjeter situate tensioni me SHBA-ne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›