Fertilizimi artificial dhe nje baba i panjohur
Nje studim i para disa viteve ne Amerike nxori perfundimin se femrat ne karriere ato qe kishin mbaruar me shume se nje fakultet master apo doktorature e kishin te veshtire te gjenin partner te pershtatshem apo ne nivelin e tyre arsimor. Dukuri e cila bente qe keto femra pa kuptuar te arrinin te dyzetat moshe e veshtire per te krijuar nje lidhje e me shume akoma per lindur nje femije cka i detyroi shume femra ti drejtoheshin fertilizimit artificial me baba te panjohur.
Duket se tani ne vitin 2010 kjo dukuri ka prekur edhe nje pjese te femrave shqiptare te cilat prej vitesh kane punuar kane arritur gjithcka vete dhe me mundim duke u bere kaq pavarura dhe te vetemjaftueshme saqe nuk kane gjetur partner te pershtatshem per veten e tyre. Mungese qe i con edhe keto drejt te njejtit perfundim fertilizim artificial me nje baba te panjohur. Pra nje nene singell e cila vendos te sjelle e vetme nje femije ne jete.
Por ndersa ne boten perendimore kane rene shume barriera e shume paragjykime ne shoqerine tone ku familja tradicionale eshte modeli ne mos i vetem kryesor nje nene singell me nje baba te panjohur eshte ende nje tabu. Arsye qe i ben reagimet ndaj nje rasti te tille jane teper negative Se ceshte njera ketu ne lagje qe ka vendosur te beje nje femije vetem keshtu pa baba. Cjane keto turpe keshtu Po e shkaterrojne familjen fare.
Zera te tille nuk e kuptojne dot nje femer qe padashur u eshte afruar te dyzetave dhe e ka gjetur veten pa askend ne krah. Kohe kur kupton se eshte vone dhe e vetmja mundesi qe i mbetet per te pasur nje pasardhes ne jete eshte farezimi artificial. Ne kete cast te jetes se saj ajo nuk mendon me as per familjen as per komshinjte e as per paragjykimet e shoqerise. Koha e saj po mbaron dhe ajo kerkon te perfitoje nga ky rast i fundit qe i mbetet. Ajo nuk ka faj qe jeta i ka ardhur ne kete menyre. Qe i eshte dashur te luftoje per te siguruar nje vend te mire pune me nje page te mire. I eshte dashur te punoje edhe dy edhe tri pune per te blere nje shtepi me kredi. I eshte dashur te sakrifikoje fundjava te tera pa bere pushim per te fituar me shume para. Gjate gjithe kesaj kohe meshkujt qe kane dale ne rrugen e saj ose nuk benin per te ose ajo nuk gjente kohen e duhur per tu perkushtuar. Cka beri qe ajo ne te dyzetat e saj te mbetet fillikat.
Te gjitha keto nuk jane vecse justifikime te kota per syte e shoqerise e te komshinjve te cilet nuk arrijne dot te thellohen e te kuptojne veshtiresite e nje femre qe zgjedh te jetoje pa u mbeshtetur ne shpatullen e nje mashkulli qofte bashkeshort qofte i dashur qofte dashnor biznesmen apo shef te puna. Jo. Arsyetimi i shoqerise mbetet perseri siperfaqesor Eh po te kishte menduar me pare kete pune. Te mos priste sa te shkonte dyzete.
Ajo qe te ben pershtypje ne kete perballje mes nje individi te lire per te zgjedhur me te miren per jeten e vet dhe shoqerise qe vijon me kufijte shtrengues dhe kryqezimin mospranues eshte fakti se askush nuk mendon per kete femije dhe nuk ngre pyetjen e vetme A kemi te drejte te sjellim ne jete nje femije dhe me pas te mos kemi cti themi per te atin Kjo deshire me se e ligjshme e nje femre qe kerkon te behet nene a e perligj pozicionin e veshtire ku do te jete ky femije neser pasneser ndersa ne certifikaten e tij te lindjes nuk do te kete nje emer babai ndersa mes shokeve te tij do te ndihet i ndryshem pa baba ndersa do te do te qendroje perpara pasqyres dhe do te gjeje tipare qe nuk i ngjajne nenes se tij ndersa dashur pa dashur do te beje pyetjen Kush valle eshte babai im Si eshte Ku eshte A ka qene i zgjuar A ka qene i bukur Cfare vetish mund te kem nga ai Cfare vesesh Ku jane rrenjet e mia
Te gjithave ketyre pyetjeve shume prej nesh kane fatin tu japin nje pergjigje e here me te qeshur e here serioz mburremi per ato veti qe marrim nga eterit. Pikerisht keto pyetje duhet te mendoje shoqeria jone perpara se te paragjykoje apo te mbeshtese nje femer qe merr nje vendim te tille. E ndersa falenderojme shkencen qe ka perparuar kaq shume ajo qe na mbetet ne femrave eshte te reflektojme me seriozisht nga raste te tilla dhe te vendosim perparesi ne jeten tone duke vleresuar me shume oren tone biologjike dhe duke mos e shperdoruar dhuraten qe Zoti apo natyra na ka bere per te qene nena.