F you konsullata dhe matrapaze vizash
Duke i kerkuar ndjese vetem lexuesit per kete titull shpreh bindjen se ne fund te ketij shkrimi ai do te jete i nje mendjeje me mua.
Cdokush mund te kete degjuar apo marre pjese ne nje gezim nder te aferm te tij me sebep marrjen e nje vize. Cdokush mund te kete degjuar mund te kete bere apo marre telefonata urimi per nje vize. Shumekush mund te kete pare pas dyerve te ambasadave europiane ne Tirane perqafimin e gezuar te njerezve te cilet pasi kishin tentuar disa here me radhe me ne fund kishin marre nje vize. Po ashtu shumekush ka pare deshperimin dhe perlotjen e atyre qe serish kane dale nga ambasada pa mundur dot te marrin nje vize. Te gjithe ata qe u jane drejtuar sporteleve per te marre nje vize jane bere deshmitare te nje pyetesori tmerresisht absurd dhe deri fyes. Formularet e ambasadave permbajne deri pyetje mbi numrin e telefonit celular apo adresen e email-it te gjyshit i cili ka vdekur pa dale ende ne drite telefonia celulare. Te gjithe ata qe u jane drejtuar sporteleve jane bere deshmitare te nje hetuesie ofenduese deri ne ekstrem. Ku do te ikesh perse kush ju pret perse ju pret sa do te qendroni ku do te qendroni ku punon djali apo vajza sa e kane pagen mujore e kane me qira apo te blere shtepine a ka gjoba te papaguara te makineshellip
I tere ky absurd ku burokracia perzihet me racizem dhe nenvleresim u be nje torture psikologjike per mijera njerez te thjeshte. Askush nuk mund te merrte guximin te kerkonte vize per te udhetuar drejt nje vendi europian thjesht per qejf po po thjesht per qejf. Ne shqiptareve nuk na mjaftonte te kishim nje vertetim te llogarise bankare qe tregonte te ardhurat e mjaftueshme per ti perballuar shpenzimet por do ti nenshtroheshim patjeter pyetesorit barbar qe te bente te ndiheshe nje hic te ndiheshe i neperkembur i fyer te ndiheshe i turperuar deri ne ekstrem.
Padyshim qe kete ndjesi nuk e perjetonin politikanet te cilet kishin normalisht aksesin e marrjes se vizave per te udhetuar per pune e per arsye te tjera. Por me shume se keta fyerjen e sporteleve te ambasades nuk e provonin ne radhe te pare trafikantet ata te klandestineve te droges te prostitutave kriminelet dhe te gjithe horrat bashke. Ne cdo ambasade te Perendimit atje ku nenat qanin pas dyerve per te shkuar ne varrimin e djalit qe kishte vdekur ne nje aksident pune ekziston edhe nje konsullate paralele. Ajo eshte konsullata e matrapazeve ku batakcinj te huaj e shqiptare nepunes ambasade e mashtrues ordinere bashkepunojne ne menyre te perkryer duke marre ryshfete ne kembim te vizave.
Sekser ambasade u be keshtu nje profesion me vete dhe kushdo qe deshironte te ndiqte lsquoprocedura te pershpejtuara apo qe kishte deshtuar disa here ne marrjen e nje vize i drejtohej pikerisht Konsullates B duke paguar para nen dore per te marre nje vize. Kjo ishte dhe eshte arsyeja pse edhe sot trafikantet e kriminelet levizin te lire ne cdo vend ata e kane marre vendimin e Brukselit per lirine e levizjes me kohe nga vete matrapazet e ambasadave ata te moralshmit qe ne te tjereve na kaliten durimin dhe nervat deri ne fund duke na pyetur deri edhe se cfare do te hame kur te shkojme ne vendin e tyre.
Sa e sa here na kane refuzuar vizat edhe ne gazetareve edhe pse kishte nje marreveshje per lehtesimin e procedurave. Sa e sa here jane lene pas dere si njerez pa vlere intelektuale e njerez publike shkrimtare e akademike mjeke e studiues te fushave te ndryshme te cilet qendronin pas sporteleve me ftesen e nje simpoziumi dore. Te gjithe i nenshtroheshin makines torturuese kafkiane te hetimit permes pyetesorit dhe ktheheshin mbrapsht nese nuk i pergjigjeshin me korrektese ndonje pyetjeje. Por trafikantet dhe kriminelet nuk kishin nevoje per ftesa pasi Konsullata B i kishte hequr me kohe vizat. Sot ka nje lajm te madh per te gjithe ne shqiptaret ne te thjeshtet dhe te urtet. Nje lajm qe padyshim eshte i keq per sekseret dhe matrapazet me targa CD.
Padyshim qe levizja e lire nuk eshte nje mundesi per arrati kolektive. Padyshim qe liberalizimi i vizave nuk do te thote se njerezit e nje fisi tashme do te shtrohen ne nje gosti ne darke dhe ne mengjes te marrin te tere autobusin per tu nisur drejt Perendimit per te gjetur pune. Ndaj serish do te kete aplikim per viza pune e studimi per kurim apo sherbime te tjera qe dalin jashte kuadrit te levizjes se lire. Por nje gje tashme eshte e sigurt Nese une do te dua te shkoj te vizitoj te afermit e mi te udhetoj per te takuar koleget e mi te marr pjese ne nje konference a ne fund te fundit te udhetoj thjesht per te kaluar disa dite ne nje tjeter vend nuk do te mund te me pengoje me nepunesi burokrat me pyetesorin fyes. Udhetimi i shume njerezve tani nuk do te varet nga humori i ketij nepunesi. Shume njerez tashme nuk do te shikojne beben e syrit te nepunesit te vizave per ti tatuar shendetin mendor apo nese ishte me nerva apo jo. Tashme askush nuk do tu paguaje seksereve shqiptare dhe matrapazeve te huaj 1000 euro.