Jeruzalem, Zbulohet muri 3700-vjeçar
Gërmimet arkeologjike në Jeruzalem kanë zbuluar një mur të ndërtuar mbi 3700 vjet më parë. Muri i lartë 8 metra, që është i ndërtuar me gurë gjigandë që peshojnë secili 4 deri në 5 tonë, mendohet të jetë vepër e Kanatitëve, një popull pagan që ka jetuar në Jeruzalemin Lindor përpara përhapjes së monoteizmit. Seksioni i zbuluar ka një gjatësi prej 24 metrash, dhe u gjet në qytetin e Davidit. Arkeologët shprehen se ky është zbulimi më i madh që është bërë ndonjëherë në këtë zonë. Ajo që është dhe më interesante për studiuesit është fakti se muri është ndërtuar në kohën kur ka jetuar edhe historiani grek, Heredoti, çka shton shpresat se ai mund të përmbajë shkrime arkaike.
Muri është pjesë e një fortifikimi gjigand mbi të cilin është ndërtuar një pjesë e Jeruzalemit modern.
Muri është pjesë e një fortifikimi gjigand mbi të cilin është ndërtuar një pjesë e Jeruzalemit modern.