Argjentinë - Brazil, shiten 16 500 bileta
Argjentinë – Brazil është padyshim ndeshja më e bukur për këtë tur të kualifikueseve të Kupës së Botës 2010. Interesi është i madh për këtë sfidë që do të transmetohet direkt në Supersport në 02:30 të mëngjesit të së dielës me orën shqiptare. 16.500 bileta janë shitur në 5 orët e para në pikat e shitjes në stadiumin e Rosario. Për të fituar klasiken e Amerikës së Jugut sipas basteve favorite është Argjentina, që sipas trajnerit të saj Maradona do të bëjë të pamundurën për të arritur suksesin. Kjo nuk është arritur asnjëherë që kur Dunga ka marrë drejtimin e Brazilit. Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi, diferenca mes vendit të parë e Brazilit dhe vendit të pestë, atij të play off, Ekuadorit është 7 pikë.
Programi futbollistik për sot është shumë i larmishëm me transmetime të shumta në Supersport. Grupi 1 ku bën pjesë dhe Shqipëria do të zhvillojë 2 ndeshje Danimarkë – Portugali dhe Hungari – Suedi. Lufta për një vend në fazën finale të botërorit është ende e hapur por më shumë nevojë për pikë kanë potugezët dhe suedezët. Një disfatë tjetër do të të vështirësonte ecurinë e këtyre ekipeve për të shkuar më tej. Humbja për Portugalinë do të ishte një ndëshkim pasi mundësia e fundit do të ishte faza play off. Në grupin 1 vetëm Danimarka kryesuese nuk ka asnjë humbje. Supersport do të transmetojë edhe shumë ndeshje të tjera.