E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeruzalem zbulohet monedha 2000 vjecare

 Në festën e Krishtlindjes arkelogët kanë gjetur një monedhë e cila besohet se daton që nga koha e Jezu Krishtit. Kjo monedhë rreth 2 mijë vjeçare përdorej për t’u dhuruar gjatë kohës së lutjes në tempull.
Arkeologët izraelitë kanë mundur të gjejnë vulën më të vjetër e cila daton që nga koha e Jezusit.
Profesor Roni Reich nga Universiteti i Haifas njoftoi se ekipi i tij kishte zbuluar një vulë balte, e cila besohet se është përdorur si monedhë në tempull.
Vula është zbuluar në afërsi të Murit Perëndimor të Jeruzalemit, në perimetrin e jashtëm të tempullit hebre ku qëndrojnë xhamia al-Aksa dhe Kupola e shenjtë Rock.
"Kjo monedhë është gjetur në disa mbeturina e cila përmban mbishkrime aramaike. Janë gjashtë germa në dy linja, “dacei leyah", që në shqip do të thotë "të pastër të Perëndisë"” u tha Reich gazetarëve.
Butoni në formë artefakti besohet të jetë rreth 2,000 vjet i vjetër. Kjo monedhë besohet se ka shërbyer në tempull nga pelegrinët përpara se të hynin në vendin e shejtë.
Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit besonte se kjo ishte hera e parë që ekzistojnë dëshmi të drejtpërdrejta arkeologjike të veprimtarisë rituale në tempull.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›