Mbreteresha Elizabet flet per Krishtlindje

Në mesazhin e saj vjetor të Krishtlindjeve, Mbretëresha e Britanisë, Elizabetë foli për çastet më tragjike dhe më të lumtura të vitit. Ajo kujtoi përmbytjet shkatërruese të Australisë, udhëtimin e princit, William në Zelandën e Re pas shkatërrimit nga tërmeti dhe vizitën e princit Charles pas aksidentit vdekjeprurës së minatorëve në Whales.
"Ne kemi parë se është vështirë të gjendet forca në familjet tona. Komunitet duhet të thyejnë barrierat dhe të jetë së bashku për të ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Mbretëreshë Elizabetë.
Por ka pasur edhe momente të lumtura për familjen mbretërore, si martesa princit William me Kate Middleton në prill dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Irlandën.
"Marrëdhëniet që vite më parë ishin të tensionuara kanë lulëzuar me një miqësi. Me këtë objektiv ne duhet të shohim konfliktet e sotme dhe kështu të na japë, shpresë për nesër", u shpreh ajo.
Viti 2012 do të shënojë jubileun e gjashtë të Mbretëreshës në fron. Ajo prej 60 vjetësh gëzon titullin më të lartë të monarkisë britanike. Mbretëresha Elizabetë do të përfundonte fjalën e saj më urimet më të mira për këto Krishtlindje.