E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona bankat pergatiten per monedhat e vjetra

Mbijetesa e eurozonës mbetet në dyshim. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për të forcuar grupin e 17-tëshes së monedhës euro dhe deklaratave të tyre se falimentimi i saj nuk do të ndodhë, shumë institute europiane po përgatisin një plan rezerve për skenarin më të keq. Sipas të përditshmes amerikane “WSJ”, disa banka të mëdha ndërkombëtare po marrin masa për t’ju rikthyer monedhave të vjetra, si lira italiane, dhrahmia greke dhe escudo e Portugalisë. Sipas burimeve të mirëinformuara, shkruan gazeta, bankat po përgatisin plane për të kryer transaksione në valutat e vjetra të eurozonës. Duke mos cituar emrat e bankave, “WSJ” shkruan se sipas agjencisë belge, Swift, e cila drejton sistemet për transaksionet financiare ndërkombëtare, bankat në fjalë kanë kontaktuar për të patur teknologjinë dhe kodet e nevojshme. Sipas drejtuesve të Swift, kompania është e gatshme të bëjë gjithcka për të garantuar zhvillimet e rregullta të këtyre shkëmbimeve valutore kur të jetë e nevojshme. Gjithësesi ata nuk bëjnë komente mbi çështje specifike që lidhen me zonën euro.
Sipas “Wall Street Journal”, bankat po studjojnë të gjitha aspektet e impaktit që mund të ketë dalja e një apo më shumë vendeve nga eurozona. Një zëdhënës i kompanisë Sëift, shprehet se kompania është e gatshme të ndërmarrë çfarë do llojë veprimi të nevojshëm për të ruajtur operacione normale me zonën euro. Në rast se del një monedhë e re ajo duhet të trajtohet nga agjencia e mirëmbajtjes në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Standardeve. Sapo një bankë mëson kodin përkatës për ndryshimin e valutës, ajo krijon menjëherë programin për monedhën e re dhe pas një testimi dy javor, monedha del në qarkullim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›