Jessica Parker kritikohet për stilin
Sarah Jessica Parker ka marrë kritika të mëdha nga bloguesja Emily Sandberg, e cila pohon se ylli i “Sex And The City” nuk meriton të komplimentohet për stilin e saj. Parker shpeshherë është quajtur si ikonë stili, por Sandberg pohon se për të janë përkujdesur një numër njerëzisht pa shije. “Dukja e një ylli është një varg vendimesh që duhet të merret nga një grup njerëzish. Shumica e yjeve as që e dinë se çfarë janë duke veshur. Sarah Jessica Parker është një prej tyre”, shkroi Sanberg në blogun e saj. Në fakt edhe vetë aktorja simpatike ka pohuar në një intervistë, të dhënë para pak kohësh, se në jetën e saj të përditshme ajo nuk vishet aq me stil sa në film. Madje ajo pohoi se nuk është një ndjekëse e modës. Krejt e kundërta nga ajo që ka prezantuar në serialin e ndjekur në gjithë botën “Sex And The City”, ku ajo shfaqet si një model me veshjet e saj për gjithë femrat.