Jeta dhe loja e Din Mehmetit

Din Mehmeti nderroi jete ne moshen e 81-vjecare. U preh dje ne Gjakove vendi ku jetoi pergjithmone dhe shkroi per gjashtedhjete vjet. Rralle udhetoi dhe pak eshte prezantuar me lexuesin ne Shqiperi. Intervista qe po ribotojme eshte marre ne Tirane me 2 nentor 2004 kur dilte Antologji personale me e mira e krijimtarise se tij. Din Mehmeti tregonte per ngjarjen e vitit 1999 kur policia serbe ia behu ne shtepine e tij per ta ekzekutuar
Ne pranvere te vitit 1999 u hap lajmi se tete intelektuale kosovare u vrane nga policia serbe. Mes tyre poeti Din Mehmeti. Po ate kohe televizioni italian RAI transmetonte nje emision per poetin i menduar i vdekur dhe aty akuzohej hapur regjimi i Milloshevicit per keto vrasje. Edhe ai vete ka pyetur kush e sajoi kete lajm. Si ndodhi qe Din Mehmeti te gjendet ne ate liste qe gjoja e kane vrare bashke me Idriz Ajetin Fehmi Aganin e disa te tjere. Ndodhej ne shtepine e tij ne Gjakove duke pare televizorin kur u dha lajmi se jane vrare mizorisht 7-8 vete shkrimtare e shkencetare kosovare. U cudit. Ne ate moment e bindi te shoqen te iknin nga shtepia sepse mendoi qe te tjeret i kishin vrare dhe do te vinte radha e tij.
Niset ne nje lagje tjeter te qytetit. Ndenjen tri dite atje. Kur e pane i thane se kishin degjuar te befasuar te njejten gje. Per Gjakoven ishte vendosur te rrenoheshin shtepite njerezit te vriteshin. U kthye ne shtepi pas disa ditesh. Perpjekjet per te ardhur ne Shqiperi deshtuan. E zune ne stacion. E derguan ne nje fabrike ku u ngujua me pjesen tjeter te qytetareve te Gjakoves deri sa policia serbe i la te lire te kthehen ne shtepi. Kater milice serbe ia behen me vone tek ai. Menduan ta ekzekutonin ne oborr. Por e kontrolluan nje here per arme nuk kishte dhe hyne ne shtepi. I kerkuan perseri te tregonte ku i fshihte armet qe i jepte ushtareve te UK-se.
Poeti i drejtoi per nga biblioteka. Te kater i hodhen syte librave pa fund. Mbi tryeze pane dy prej tyre. Ishin vjershat e Din Mehmetit botuar ne Beograd ne gjuhen serbe dhe disa perkthime frengjisht gjermanisht. I pane. Keqyren foton e autorit. Ishte po ai qe kishin perballe. Per nje minute kane pare njeri-tjetrin pa folur. Vendosen me sy. Nje prej tyre tha Po te falim. Falemnderit ishte pergjigja. Dolen. Njeri prej tyre ndali tek shkallet. Mbaje mend cka po te them. Ne kemi ardhe per te te vrare. Nuk po te vrasim se qenke shkrimtar. Po ne jemi prej Vojvodine.
Po sikur te kishin qene keta serbet prej Kosove do te te kishin vrare. Keshtu ndodhi. Din Mehmeti vazhdoi te jetoje ne shtepine e vet. Gjithe naten rrinin roje. Here ai here e shoqja. Rrotull bombardohej. Jeta nuk ishte aspak e sigurt dhe nuk mund te largoheshin. Ishin te vonuar. Dikur e shoqja nuk kishte dashur te linin shtepine. Por kur filloi te behej jeta e padurueshme deshironte te iknin. Rruget ishin mbyllur.
Te gjitha i tha me gojen e tij Din Mehmeti shendosh e mire ne Tirane keto dite nentori ne vitin 2004. Dialogun e milicit e tregoi ne gjuhen e atyre njerezve qe kishin ardhur per ta vrare diten kur jeta e tij matej me kutin e lojes se vdekjes se paralajmeruar ne lajme.
Nje biografi per poezine e Din Mehmetit nga Din Mehmeti vete. Nje histori poetike se si u krijuan poezite ku i merrte motivet cilat ishin rrethanat nga poezia ne poezi nga permbledhja ne permbledhje. Kjo eshte Antologjia personale botim i Ora 2004.
Din Mehmeti u lind ne Gjocaj te Junikut me 1929. Shkollen fillore e kreu ne Junik te mesmen ne Gjakove ndersa Fakultetin e Filologjise dega Gjuhe dhe Letersi Shqipe ne Beograd. Ne historine e letersise shqipe eshte vleresuar nje nga poetet me perfaqesues klasik te gjalle te letersise shqipe ne Kosove. Ai ka botuar rreth 15 libra ne vitet 1961-1999 Ne krahet e shkrepave 1961 Dridhjet e drites 1969 Heshtja e kallur 1972 Prape fillimi 1996 Mos vdis kur vdiset 2001 etj.
Tregimet perrallat legjendat fjalet e urta perbenin letersine e famshme te femijerise se tij pasi sic e pershkruan ne antologjine ne fjale se si u be poet atekohe ne shtepine tone nuk kishte asnje liber te shkruar. Influencat nga feminia e legjendave perrallave eposit dhe Kengeve te Kreshnikeve shume nga te cilat ishin kenge qe i ati i kendonte dimrave ndihen ne vargjet e Mehmetit. Dy vellimet e fundit poetike jane perjetime dhe refleksione nen peshen e ngjarjeve tragjike ne Kosoves Fatin tim nuk e nenshkruaj dhe Lumturia eshte mashtrim.
Keni shkruar 15 libra perse e ndjete te nevojshme te shpjegoheshit si u bete poet ne nje Antologji personale
I shtyre nga nevoja e brendshme per ti shprehur tjetrit dic ne forme te endrres ne nje menyre te drejtperdrejte per te pare te tjeret se cmendoj une dhe cka ndjej une dhe me ne fund per te vertetuar se kush jam une ne sy te te tjereve me vete. A vlej une dhe sa vlej une. A mundem une te them dicka te vlefshme apo vetem eshte bjerrje kohe e humbur. U bera poet ndofta edhe pse kisha ardhur ne kete bote me nje fare dhuntie per te shkruar. Me pelqente ritmi. Une kam rene ne kontakt me kenget popullore qysh i vogel dhe kam pare sa e nevojshme eshte per njeriun dhe per popullin kenga popullore e cila e ngushellon degjuesin sidomos atehere kur ai i humb betejat praktike ne jete. Dhe atehere pikerisht i kthehet kenges per te fituar betejat e humbura.
Keni thene se motivet nga femijeria qe kane ndikuar me shume tek ju jane te natyres bukolike. Mendoni se keto kane qene percaktuese ne identitetin tuaj si poet
Poeti eshte para se gjithash nje njeri i rritur ne nje ambient familjaro-shoqeror te nje vendi. Gjithsesi mendoj se femijeria eshte dominante qe ne fillim deri ne fund gati do te thoja se nuk ka fund te paraqiturit e femijerise ne poezi. Ajo trajtohet ne menyra e variante te ndryshme. Ne fillim isha pro natyres sepse jam rritur ne nje vend me nje bukuri te papare ne rreze te Bjeshkeve te Nemura prej ku duket rrafshi i Dukagjinit. Ishte jeta baritore ne Bjeshke dramat e vogla e te medha te njerezve dashuria. Te gjitha keto ishin nje nga burimet e motivacionit te poezise sime. Por une iu ktheva meditacionit. Ne fillim poezia ka me shume ndjenje se mendim. Mendimi duhet te sjelle aq ndjenje sa i duhet. Kur ndjenja e mund mendimin duket si nje gje e mjere. shte nje zhurme qe e pengon idene te shkoje deri ne fund.
Pavaresisht ndikimit qe mund te kete patur ne fillimet tuaja pervoja e te jetuarit shume prane natyres ju mbeshtesni parimin se arti ia kalon jetes.
Mendoj keshtu per arsye se bukuria natyrore eshte krijuar prej nje force tjeter qe nuk i takon njeriut dhe pikerisht pse nuk i takon atij ajo eshte edhe statike e rende. shte nje bukuri qe nuk e ka krijuar shpirti i njeriut. Por poetet duhet te mbeshteten tek natyra per aq sa duhet per te krijuar nje bukuri te natyres njerezore. Kjo bukuri e natyres njerezore eshte me e thelle se bukuria natyrore. Te dyja keto bukuri mund te kene lidhje mes tyre por me e thelle eshte ajo bukuri qe krijon njeriu per njeriun.
Keni nisur te shkruani pa e njohur letersine e madhe madje jeni rritur ne nje ambient familjar ku nuk kishte as edhe nje liber. Kur jeni ndjere me i lire per te shkruar atehere kur nuk dinit asgje apo kur keni njohur te medhenjte e letersise dhe rregullat e saj
Kam shkruar pa pasur njohuri te madhe per poezine dhe atehere poezite e mia ishin me teper nje shfryrje emocionale. Nje pershkrim i drejtperdrejte dhe me rendesi ishte te zbrazje krejt shpirtin ne poezi. Me vone lexova te medhenjte sidomos poetet franceze Bodler Rembo Malarme Verlen apo Tagora Garsia Lorka Nazim Hikmet Neruda nga te cilet te gjithe kemi mesuar si shkruhet poezia nje art i vertete. Une mesova dicka prej te medhenjve shumecka e tyre gjendet ne mua por gjendet ne menyre te vecante dhe ajo e vecante po me jepte mundesine per tu shprehur ne menyren time dhe per kete nuk eshte e mjaftueshme te presesh motivin te vije por motivi duhet kerkuar. Pra leximi i te tjereve te jep mundesine per te pare veten. Dhe kjo eshte fatbardhesi. Kjo eshte ajo qe e mban shkrimtarin e ben ndoshta shkrimtar qe e ben te mos jete i shterur.
I referohemi ne permbledhjen e pergatitur nga ju vete poezise Autoportret nje vargu ne vecanti qe identifikon bindjen tuaj per jeten per ate qe njeriu ka ne dore dhe ate qe nuk varet me prej tij Fatin se nenshkruaj a eshte kjo nje filozofi e antikompromisit tuaj
Fatin se nenshkruaj eshte nje varg gjithsesi qe perseritet ne vjershen time nje sens ne vete por eshte nje njehsim i fatit tim individual me ate kolektiv.
Jam rritur ne nje klime ku deri pas luftes kemi qene gjithnje te ndjekur e te pergjuar nga agjentura jugosllave. Pastaj jane edhe disa gjera pak me intime tek une dicka ne jeten time te cilat nuk mund te thuhen krejt qe me shtyjne te them Fatin se nenshkruaj. Mirepo si i behet nese i shtojme kesaj edhe fatin historik qe tregon se populli yne mbeti keshtu i shperndare me disa shtete i lene pas dore i shkelur prej te tjereve i derrmuar prej lufterave madje edhe ato perpjekje qe i beri i humbi ne luftera. Pra eshte nje fat kolektiv qe me sugjeron te kerkoj gjenezen e gjithe kesaj. Ndoshta ne fillim te fillimit eshte bere nje gabim qe ne shqiptaret mbetem te tille i vetmi popull i Ballkanit qe e perjetoi me se rendi tragjedine kohe pas kohe duke u bere populli me i vogel i Ballkanit me ate cka thoshin rilindesit duke u zvogeluar e duke u sterhequr. Fatin tim se nenshkruaj mund te perkthehet edhe ndryshe e tille ishte rruga e popullit tim. Por une nuk pajtohem me kete.
Obsesioni se po ju ndjek kush se po ju pergjon. Dicka te ngjashme si shqiptaret e Kosoves kane kaluar shqiptaret e Shqiperise ne kohen e regjimit. Deri ku ka arritur tju perndjekin
Ka arritur deri aty sa eshte bere fobi frike frike nga ndjekja. shte edhe nje semundje nervore kjo. shte nje crregullim nervor qe arrin deri aty sa njeriu mbushet sa behet i vetedijshem se dikush eshte duke e ndjekur per ta burgosur madje edhe per ta vrare. Pas disa vitesh ajo eshte nje frike potente tmerruese prej te ciles njeriu nuk ka ku fshihet. Mirepo pavaresisht forces qe ka ajo sherohet.
Kjo vjen nga tortura psikike karshi tjetrit karshi atij qe don ta vrasesh. Ne kemi qene te ndjekur per shkak se organet sllavo-komuniste mendonin se jemi nacionaliste se jemi per Shqiperine e Madhe se donim ta bashkonim Kosoven me Shqiperine donim e cka sdonim te rrezonim sistemin jugosllav. Na ndiqnin se ishim intelektuale. Dinim dicka per kombin tone te ndergjegjesuar per poziten tone ne shoqeri.
Antologji Personale
PSE U BRA POET
Din Mehmeti
Poet u bera se kisha ardhur ne kete bote me nje dhunti per te kenduar dhe per te shkruar poezi. Deshiren per kenge e gjeta ne shpirtin tim kur kendoja kenge popullore por edhe ne shpirtin e popullit tim i cili kendonte edhe kur gjendej ne lufte per ti ndihmuar pushkes ndersa pushka me krismat e veta per ti ndihmuar kenges u bera nga nevoja e brendshme per ti thene vetes e njerezve te tjere qe jetonin ne mua dicka ne forme te endrres apo perralles ate qe me mundonte ate qe e ndjeja ndryshe nga ta u bera per ta njohur veten ne syte e te tjereve se kush isha kush jam dhe cmund te behesha u bera ndoshta pse isha i ndjeshem ndaj pakenaqesive qe sillte ne mua koha per te reaguar kunder saj u bera se shkrimi i pergjigjej natyres sime me mire se cdo gje tjeter u bera poet se magjia e fjales ma lekundi shpirtin mi zgjoi mendimet dhe ndjenjat per ti shprehur hidherimet dashurite vuajtjet ndonjehere edhe cmendurite qe mbaja ne vete u bera sic thoshte Rembo per ti shtrydhur nga vetja te gjitha helmet poet u bera per te luftuar kunder te keqes se jetes sime dhe se keqes se jetes se te tjereve.
E them kete sepse ne fillim te krijimtarise mendoja se me ane te poezise mesazhit te saj mund te nderroja gjendjen e veshtire se do ti beja njerezit me te mire se sa jane por me vone e kuptova se fjala poetike eshte e pafuqishme te beje mrekullira u bera per ti shpluar e zhveshur fytyrat e idhujve te rrejshem qe nuk ngopeshin me gjakun e te tjereve u bera per ta pastruar shpirtin tim nga ndytesite e shumta te jetes si dhe per te denese ndonjehere vetiu per dicka te larget dhe te paarritshme qe me perfytyrohej dhe fanitej para sysh ne forme te ndryshme ndoshta per shkak te mosplotesimit te shume deshirave u bera poet per ti treguar reniet ngritjet zhgenjimet endrrat shpresat e mia dhe te atyre qe jetonin ne mua dhe rreth meje u bera sepse shkrimi u be dashuria dhe pasioni im u be menyre e te jetuarit
u bera poet per tu shkrire ne vargje si qiriri i Naim Frasherit per te dhene pakez drite apo per te ngritur nje grusht te forte migjenian per ti rene fuqishem malit qe sbezan u bera poet edhe duke lexuar librat e shkrimtareve te medhenj boterore e kombetare prej te cileve mesova se ceshte poezia crol ka dhe si duhet te shkruhet ajo poet u bera duke gdhendur vargjet e mia derisa prekja ne dhembjet e zgjimit tim madheshtor diku ne fund te vetes derisa i gjeja flatrat e lirise sime duke u rritur ne cdo varg u bera per ta pershkruar jeten e femijerise sime ne fshat ne bjeshke ne verri per te bere poezi nga dashurite e mia me vajzat e bukura te vendit tim qe ma bene te lumtur rinine time te hershme u bera poet per te shkruar per krenarine e babait tim i cili mbante flamurin kuqezi ne gji sa here shkonte ne lufte per ti perkujtuar krismat e pushkes se tij per ta mbrojtur jeten dhe atdheun.
Poezia me dha mundesi te hedh drite ne dashurine e nenes sime per ti kujtuar puthjet e ngrohta qe mi falte ne femijeri per ti mos harruar syte e saj te shndritshem te shkrire ne paqe dashuri drejtesi e humanizem. Poet u bera nga deshira per te enderruar cudira mbi cudira per te fluturuar hapesirave te pafund ne menyre imagjinative per te kerkuar ate qe se kisha ne jete per te krijuar nje hapesire te lire estetike sa per te jetuar u bera poet per ta ndrydhur e shtrydhur nga shpirti im dhembjen time qe ndjenja per fatin tragjik te popullit tim i cili me rendonte mbi supe dhe me bente te vuaja vuajtje kjo qe me bluante perbrenda gjate jetes...
Gjakove prill 2004