E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryepleqesia e Dukatit Protesta deri ne mosbindje civile

Te arrestuarit nga Dukati e Orikumi
1- Azem Ramadan Vangjeli 39 vjec.
2- Berdo Jaho Bedaj 42 vjec
3- Nuro Maliq Kulluari 75 vjec
4- Eltjon Tare Dervishaliu 22 vjec
5- Sokrat Taqo Gjikoka 54 vjec
6- Kujtim Jaho Berdo 47 vjec
7- Krenar Jorgaq Kazheli 36 vjec
8- Musa Mete Xhebraj 27 vjec
9- Pelivan Mehmet Ibroj 48 vjec
10- Denald Ylber Hoxha 16 vjec
11- Edmond Nuro Kulluri 51 vjec
12- Albert Qazim Hibroj 39 vjec
13- Jorgaq Qiric Kazheli 64 vjec


Akuzat
Organizim grumbullim dhe manifestim i paligjshem pengim i qarkullimit te mjeteve kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publik goditje per shkak te detyres prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve municioneve dhe lendeve plasese


VLOR - Nje dite pasi Policia e Shtetit u perlesh ne zonen e Orikumit e me pas ne malet e fshatit Dukat qyteza e vogel e Orikumit ishte ne nje qetesi te plote ku mund te shikoje pak njerez qe pinin kafen e mengjesit neper lokalet si dhe ata pak njerez qe shkonin per punet e tyre nderkohe vetem pak kilometra me tutje dhe pikerisht ne fshatin me tradita te medha shqiptare ne Dukat-Fushe menjehere sapo merr nga rruga nacionale Vlore-Himare ne rrugicen qe te con ne qender te fshatit te ze syri grumbuj njerezish e qytetaresh te perzier pleq e te rinj. Shume banore afrohen e thone qe duhet te presim pak sepse kryepleqesia e Dukatit kishte lajmeruar per nje takim ne nje nga lokalet e zones. Me pas per rreth dy ore qytetare e banore te Dukatit kane degjuar anetaret e kryepleqesise se si do te vijohej me protestat.


Nuk jemi talebane por dukatas
Nje perfaqesues i kryepleqesise akuzoi Policine e Shtetit se ka dhunuar banoret e krahines se Dukatit si dhe i beri thirje ministrit te Brendshem Lulzim Basha te mos i provokoje me fjalen talebane. Ne kemi lindur jemi e do te vdesim vetem dukatas dhe nuk ka pse mos ta permende ministri Basha Orikumin por te thote banoret e Dukatit. Ne nuk po kerkojme asgje te tepert apo te vjedhur. Duam vetem token tone. Nuk jemi kunder qeverise e nuk jemi me asnje force politike cilado qofte. Ministri ta marre vesh njehere e mire qe ne jemi dukatas e kerkojme nje te drejte legjitime qe na takon me ligj kerkojme token tone qe e kemi te trasheguar me shekuj.


Nuk ia kemi friken as ministrit e as Kryeministrit sepse po kerkojme nje te drejte qe na takon. I themi Bashes qe mos te na kercenoje se Dukati nuk eshte nje fshat me 60 shtepi e familje por eshte nje fshat me 1357 familje dhe per kete toke do te leme koken gjeri sa ta marrim se na takon. Protestat tona nuk jane politike por jane te Dukatit e per pronen ne do te vazhdojme protestat pambarimisht. Pas ketij takimi banoret e Dukatit kane pershkuar rreth 600 metra rruge duke brohoritur Dukati per djemte e djemte per Dukatin. Me pas rreth 350 banore kane bllokuar per 20 minuta rrugen nacionale Orikum-Himare ndersa gjate kesaj kohe aty nuk ka pasur asnje force policore.


Policia e palevizshme gjate se premtes
Policia e cila ishte me 12 makina tip furgoni si dhe me 4 fuoristrada ku punonjesit e policise e FNSH-se ishin nga Fieri kane qene te dislokuar ne Qafe-Llogora ku dhe po pushonin kush e kush ne makine kush ne malet e zones e te tjere ishin vendosur ne nje restorant te zones ku konsumonin ushqim. Policia nuk ka bere asnje levizje diten e djeshme por ka qendruar rreth 10 km nga fshati Dukat e pak me shume nga zona e Bashkise se Orikumit.


Braho Banoret jane keqkuptuar
Rreth drekes ores 1200 ne nje konference per shtyp ka dale dhe kryetari i Bashkise se Orikumit Kanan Braho i cili u shpreh se situata ne qytezen ku ai drejton eshte shume e ndere. Braho u beri thirrje qytetareve te tij qe te qetesohen sepse toka nuk mund te merret me protesta e me veprime si ato te se enjtes. Ai tha se banoret ishin keqkuptuar per ceshtjen e dhenies me qira te zones per parkun eolik dhe se vendimi i qeverise nuk do te prekte procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave.


Banoret e Dukatit akuzojne shtetin se ka qendruar mosperfilles ndaj kerkesave te tyre te vazhdueshme
Shteti na dhunoi ne u kunderpergjigjem
Festim M. nje nga banoret e Dukatit flet per perleshjen e se enjtes mes policise dhe banoreve. Ai thote se gjithcka ishte faj i shtetit pasi ata ishin nisur per nje proteste paqesore dhe se me pas ishin dhunuar.



Festim si nisen protestat
Protestat kane nisur si rrjedhoje e nje neglizhence totale te shtetit per te pajisur banoret e Dukatit me dokumente pronesie. Shteti nuk ka reaguar absolutisht ndaj thirrjeve tona nuk ka reaguar ndaj sjelljes se nje perfaqesie te shtetit ketu ne krahinen e Dukatit per te dhene zgjidhjen mbi kerkesat e banoreve. Ky problem ka vazhduar rreth gjashte muaj ku me pas u mblodh kuvendi i Dukatit. U vendos berja e disa protestave paqesore per ti treguar shtetit se kerkojme dicka reale. Kemi paraqitur dokumente e perseri kemi pare nje moskokecarje te madhe. Nuk ka pasur asnje lloj reagimi. Si dukatas kemi vazhduar takimet me politikane te ndryshem dhe deri tek ministri i Drejtesise. Na u dhane premtime ndersa ne plotesuam dokumentacionin e kerkuar por asgje nuk eshte bere. Nese shteti do kishte reaguar nuk do te ishim ketu sot.



domethenie kishte protesta e djeshme
Protesta u vendos nga kryepleqesia e Dukatit. U vendos nga 150 burra qe te bllokohej rruga nacionale. Por kjo gje nuk na u lejua nga shteti madje filluan te qellonin gje qe coi edhe ne acarimin e banoreve te zones. Madje policia goditi te moshuar nga 70 vjec. U goditen pleq gra e femije. Njekohesisht u qelluan me pellemba pleq e kjo nuk eshte e hijshme per asnje lloj shteti e asnje lloj ligji. Ne prisnim qe te pakten shteti te kishte dashamiresine per te zgjidhur situaten.


Si precipitoi ne dhune protesta
Situata mori duke u perkeqesuar pasi banoret u dhunuan. E me pas normale qe ceshtja degjeneroi pasi kur femija shikon baben te dhunuar e anasjelltas baba shikon femijen duke u dhunuar dihet qe reagim do te kete.



Do ti vazhdoni protestat
Protesta jone si dukatas do te vazhdoje ne menyre te rregullt paqesore e ligjore ne menyrat qe i permban ligji. Do te vazhdojme derisa te na degjojne e plotesojne kerkesat tona derisa te na jepet zgjidhje per ate qe kerkojme. Ose te pakten te na thone nese kjo qe po kerkojme eshte e paligjshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›