E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e Edvinit, e mbushur me shpërthime Gërdeci

Stacionet e jetës së Edvinit janë të mbushura me shpërthime shkatërrimtare. Ai e ka çuar jetën përmes skandaleve në Institutin e Arteve, ekipin e Dinamos, në prishjen e familjes, krijimin e shoqërive të pazakonta, emigracionin që turpëroi diasporën e Parisit, kthimin plot ylberizma në Tiranë, e tani edhe me Gërdecin që po i shkakton PS-së, me Pezën e gjithë të tjerat që vijnë pas
Keqpërdorimi i Gërdecit nga ana e opozitës nekropolitike e kthen vëmendjen edhe njëherë për nga jeta e Edvin Ramës, simbolit të kësaj politike të “re”.
S’ka nevojë për shumë analizë, pasi në të gjitha stacionet e jetës së Ramës do të shohësh karakterin destruksionit, shkatërrimin e gjithçkaje që jeta ofronte si blatim për këtë shpirt të bjerrun të Perëndisë. E gjithë jeta e Edvin Kristaq Ramës ka qenë një Gërdec i mirëfilltë. E gjen shpërthimin shkatërrimtar që në rininë e hershme të Edvinit, teksa ai ishte shndërruar në karakterin problematik të Akademisë, tek djaloshi i Bllokut, që ishte bylmez nga mësimet, por që ishte Gërdec kur vinte puna për të abuzuar me pushtetin e të atit, me dhunën e rinisë, bile edhe me gjatësinë e trupit. Më tej, karakteri gërdecor spikati edhe kur qe puna për të dhënë kontribut në jetën “akademike” apo atë “sportive”. Në Akademi e ndriti aq shumë, saqë studentë e profesorë i luteshin që të mos paraqitej në Institut, mjaft që t’u linte të paprekur ajrin e qetësisë, prej shpërthimit gërdecor të karakterit destruksionist. Paralelisht, kontributi i tij me ekipin e basketbollit ishte një Gërdec i vërtetë. Asnjë hije rezultative nuk mbahet mend, përveç rolit të tij prej protagonisti, kur ishte puna për të raportuar tek organet kompetente mbi qendrimet politike të kolegëve të tij sportistë. Të kësaj epoke janë edhe sjelljet jashtëprofesionale të Edvinit, si miqësia e tij e ngushtë me një grup shokësh, për të cilët fliste e gjithë Tirana e që ishin bërë problem deri edhe për policinë, për shkak se fqinjtë ishin ankuar se djemuria gërdecare e kishte qejfin e zhurmshëm.
E po ta lëmë profesionin e pedagogut (për piktorllëkun të mos flasim, pasi edhe vetë Edvini e pranon se ka qenë një dështim i plotë - dmth një Gërdec i vërtetë) e të kalojmë tek modeli i tij familjar “korrjet” do të rezultojnë edhe më gërdecare. Martesa u prish me bujë e me zhurmë, duke përshirë tek motivimet e divorcit edhe justifikime të padëgjuara për botën shqiptare, siç qe ajo e vënies në dyshim të atësisë së fëmijës, për shkak të pranisë në familje edhe të të atit. Qenë ato momente kur e gjithë lagjja e mban mend se si Edvini e hodhi përshkallësh një studente, një aspirante që më vonë u bë aktore e njohur, vetëm e vetëm se nuk qe në gjendje të përballonte linjat e ndërlikuara të jetës, me një fjalë të vërtetat e saj të shumëkuptimëshe. E siç është në stilin e tij, e zgjidhi gjithçka me shpërthim, me një Gërdec. Hodhi aspiranten nga shkallët, e akuzoi të shoqen se s’kishte qenë bashkëshorte, akuzoi Kristaqin se s’ishte një baba i denjë dhe u hodh në aventura të reja.
Vijnë vitet e emigracionit dhe i madh e i vogël e ka parasysh pamjen e tij mes lyrës së makaronave. Ka qenë momenti pas daljes nga urat me shenjë të lumit Sena, më të fisme sesa urat e Lanës tonë, por gjithsesi ura që kanë poshtëurat e tyre. Një emigracion që regjistroi shpërthimet e veta, që të gjitha gërdecore, një fragment të të cilave e ka shpjeguar si dëshmitar okular, ish-kryesocialisti Fatos Nano, teksa fliste për gjendjen se si ishte katandisur Edi Rama, kur ai i bëri propozimin (gërdecor edhe ai) për të dhënë “kontribut” në kabinetin e tij qeveritar.
Po ndjekim rrjedhojën kronologjike për t’u ndalur tek skandali i fasadave, një përçudnim që s’po i shqitet Tiranës sot e kësaj dite. E jo veç fasadat e ministrive, por më shumë ato njollat në pallatet tona, që zunë të gjallojnë pasi Edvini mori mandatin e kryebashkiakut, e tashmë ishte shumë më i kujdesshëm, për të mos shëtitur gollomesh kodrave të Liqenit të Tiranës me mikun e tij të vjetër, Blendi Gonxhen, tashmë të graduar si mentorin e tij kryesor.
Numërimi mund të vijojë, por ia vlen të ndalemi veç edhe në një stacion tjetër, në Gërdecin që ai i shkaktoi Partisë Socialiste. I zë turpi i marrja socialistët tradicionalë sa herë shohin çupëlinat me zë të trashë e djemurinë me zë të hollë që flet nga poltronat ku dikur fliste vetullrëndi Gramoz aop vetë Fatosi me frazat e tij të pakuptueshme. Tek partia e Edvinit tani ka ardhur Gërdeci i vërtetë...
Por askush nuk ka pse çuditet tashmë. Jeta e Edvinit ka qenë një jetë gërdecare, një destruksionizëm që ka bërë udhë e nuk ndryshon dot. Pjesë e kësaj linje është edhe nekropolitika, një tjetër përçudni që politikës shqiptare ia solli Edvini.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›