Basha: Autoritetet e Beogradit, faktor destabilizues në rajon

Në një intervistë të dhënë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, ministri i jashtëm i vendit tonë, Lulzim Basha deklaroi ndër të tjera se autoritetet e Beogradit janë përgjegjëse për tensionet e vazhdueshme në Kosovë, sidomos në qytetin e ndarë të Mitrovicës. "Përpjekjet për të penguar integrimin e serbëve në institucionet dhe jetën shoqërore të Kosovës janë kërcënim për stabilitetin e Prishtinës", ka vlerësuar ministri Basha në një intervistë dhënë agjencisë italiane ANSA. Basha gjithashtu konsideron që Beogradi "duhet të pranojë realitetin e ri politik", duke thënë se "se ka qenë zgjidhja e vetme si për stabilitetin e Ballkanit, gjithashtu edhe për krijimin e kushteve që Serbisë dhe Kosovës t'u hapen dyert e integrimeve evropiane".
...