E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon ekspozita Onufri

Janë punime të cuditshme, që të krojojnë një ndjesi të vecantë të ndërthurur me pak abstraksion . Ekspozita Onufri sjell artistë të rinj e të vjetër, vepra të pikturuara, skulptura, apo projektime audio-vizuale. Edicioni i 15 i ekspozitës Onufri sjell ashtu sikurse çdo vit, vepra të veçanta. Këtë edicion tema është " A e dini vendin e paradokseve?" ka qënë kjo një vendim i kuratorit Riccardo Caldura, i cili këtë periudhë ndodhet në Itali, por do të jetë në Tiranë dhe GA, në datë 14 për të dhënë dhe çmimet e edicionit të 15 të Onufrit. Punimet janë të sjella në përputhje dhe me temë nga realiteti shqiptar. Teknika dhe materiale të shumllojshme, që sjellin që nga printimet në letër, e deri tek pikturat me vaj dhe naftë mbi kanavcë. Një vend të veçantë kanë zënë dhe projektimet, të cilat pasqyrojnë video me tëma të caktuara. Kështu artisti Dritan Zeneli apo Fani Zgurro e shumë të tjerë, kanë zjedhur që artin e tyre ta shpalosin mes kuptimësisë që sjellin imazhet në videot e tyre. Por jo vetëm kaq. Në ekspozitë paraqiten dhe skulptura të cilat jaanë domethënie të jetës së përditshme shqiptare. Nuk mungon dhe teknika e të vizatuarit në letër vetëm me laps të zi, ekspozime të cilat janë vërtetë të arrira dhe qe vijnë shumë teknike përmes dorës së Yllka Gjolleshës. Artistët që marin pjesë në këtë ekspozitë janë Idlir Koka, Shpëtim Kërcova, Yllka Gjollesha, Eltjon Valle, Alban Hajdinaj, Orion Shima, Heldi Pema, Elisa Martini, Gentian Shkurti, Dritam Zeneli, Fani Zgurro, Dritan Hyska e të tjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›