E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeta e dhimbshme e39 vjecares, mesfatkeqësive dhe vetmisë

PUKË- Ajo ka 7 vite që endet rrugëve, pas trehë pas punë dhe me familjen e humbur. Historia që vjen nga qyteti i Pukës i përket Majlinda Brinjës, gruas që u kthye në endacake për shkak të fatkeqësive të ndodhura në jetën e saj.

Të gjithë banorët e njohin dhe mundohen ta ndihmojnë të paktën për të siguruar ushqimin e përditshëm, por askush nuk mund të imagjinojë dhembjen që e shoqëron rrugëve të qytetit.

Historia e dhimbshme e Majlindës i ka rrënjët që 7 vite më parë kur burri i saj u vra në një fshat të Kukësit ndërsa humbi dhe fëmijët të cilët janë dërguar në jetimoren e Shkodrës.

Është thuajse e pamundur të bisedosh gjatë me të, ajo nuk preferon të flasë për jetën e saj, ndërsa endet rrugëve pa folur me askënd mes dhimbjes së thellë.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›