Kakavijë, nis fluksii emigrantëve që vijnënë atdhe për pushime
KAKAVIJE- Rreth 3200 emigrantë shqiptarë, që jetojnë në Greqi, kanë hyrë në atdhe gjatë 12 orëve të fundit të ditës së sotme përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.
Fluksi pritet të rritet akoma në ditën në ardhshme ndërsa në muajin gusht parashikohet një numër akoma më i madh emigrantësh që kthehen për të kaluar pushimet në atdhe.
Në dispozicion të emigrantëve janë ngritur 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, nga 3 dhe 2 që ishin një ditë më parë.
Mësohet se fluksi është shfaqur në orët e para të mëngjesit, ku për 12 orë, kanë hyrë në Shqipëri afro 3200 emigrantë, 934 automjete, ndërsa dolën 2100 shtetas dhe 560 automjete.
Në prefekturën e Gjirokastrës në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalimi kufitar, Kakavija, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës dhe "Tre Urat", rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit.
(e.n/ata/BalkanWeb)