Bilanc tragjik nga permbytjet ne Brazil 500 te vdekur

Bilanci i viktimave pas përmbytjeve më të rënda në 5 dekada është dyfishuar në Brazil. Rreth 500 persona raportohen të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në atë që u cilësua si katastrofa më e madhe natyrore. Më shumë se 480 vetë janë konfirmuar të vdekur të enjten në rajonin Serrana, në veri të Rio de Zhaneiros.
Druhet se mund të gjenden edhe më shumë viktima pasi ekipet e shpëtimit mezi po arrijnë në zonat që mbetën të izoluara për shkak të shembjes së urave dhe prishjes së rrugëve. Vetëm në qytetin Teresopolis u zbuluan më shumë se 200 të vdekur. Aty punonjësit e morgut e kanë të vështirë të përballen me numrin e madh të njerëzve që kanë shkuar për të kërkuar të afërmit e tyre që janë shpallur të zhdukur.
Në Nova Friburgo pranë Rios janë zbuluar 150 viktima të tjera. Ekipet e emergjencës ende nuk kanë mbërritur në të gjitha lagjet e qytetit që mbeten të bllokuara nga lumenj balte. Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff tha se përmbytjet erdhën nga Zoti, por shtoi se ndërtimet pa leje në toka të paqëndrueshme kishin shtuar nivelin e shkatërrimeve që kanë përfshirë qytetet në veri të Rio de Zhaneiros. Shirat e rrëmbyeshëm kanë ngadalësuar përpjekjet e shpëtimit.
Presidentja braziliane ka rezervuar qindra miliona dollarë si fond emergjence. Por megjithatë garantimi I nfdihmës urgjente mbetet i vështir.