E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeta e natës, gjoba antizhurmë në Tiranë

Tiranë- Policia Bashkiake ka gjobitur mbrëmjen e djeshme ka mbyllur një subjekt dhe ka gjobitur katër të tjerë, gjatë aksionit në zonën e ish-bllokut. Këto subjekte janë gjobitur për shkelje të herëpashershme të të ligjit kundër ndotjes akustike.

Drejtori i kontrollit të mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati tha se 4 subjekte u penalizuan me gjoba, njëri 30 mijë lekë dhe tre të tjerë me 50 mijë lekë secili.

Ndërsa për një nga subjektet që është biznes në zonën e ish-bllokut është marrë vendimi për mbyllje të tij si pajosë e tejkalimit të normës së zhurmës së lejuar.

Deshati tha se aksioni i ekipit të inspektorëve të Mjedisit dhe Shëndetit Publik për monitorimin e zhurmave në lokale e bare nate, ka vijuar po mbrëmjen e së premtes dhe në Durrës konkretisht në zonën nga ura e Dajlanit në Kavalishencë ku janë vendosur 3 gjoba si dhe 2 gjoba në zonën e Golemit.

Sipas ligjit kundër ndotjes akustike, gjatë ditëve të javës lokalet duhet të vendosin muzikë jashtë dir në orën 23 ndërsa në fundjavë deri në orën 24. Deshati tha se disa subjeke në zonat bregdetare kanë kërkuar të shtyhet orari për lejimin e muzikës në fundjavë, por ky ndryshim ligjor bëhet vetëm me vendim të qeverisë.Ndërsa në Vlorë, inspektorët kanë gjobitur vetëm një subject nga 26 gjoba që u vendosën javën e shkuar.

Mësohet se këto kontrolle kanë vijuar edhe ditën e sotme si në kryeqytet ashtu edhe në zonat bregdetare.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›