Tiranë, flakët përpijnë punishten e drurit
Tiranë- Një punishte druri është shkrumbuar mbrëmjen e djeshme në rrugën 5 Maji në kryeqytet, duke rrezikuar edhe disa banesa që ndodheshin pranë saj.
Zjarrfikëset janë nisur menjëherë drejt vednngjarjes duke arritur të vënë nën kontroll zjarrin, ndërkohë që në shuarjen e tij kanë ndihmuar edhe repartet ushtarakësh.
Autoritetet përgjegjëse deklarojnë se nga flakët, ndonëse të mëdha, nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale, me punishten e drurit që është shkrumbuar tërësisht.
Sa për shkaqet e rënies së zjarrit burimet zyrtare kanë deklaruar se është ende herët për ti përcaktuar ato, por kanë shtuar se ngjarja do të zbardhet pas hetimeve.
Më herët gjatë muajit, një punishte e përpunimit të drurit në Gjirokastër u shkrumbua tërësish nga një zjarr i fuqishëm. Poashtu një punishtje tjetër zjarri në zonën e Porcelanit duke vënë në rrezik banesat aty afër, dhe duke lënduar një zjarrfikës.
/IDEA/