Jeta e natës... këtë vit edhe toples

Zhveshje në skenë? Sfiduese, por jo pa vënë në siklet një pjesë të publikut. Jeta e natës në Vlorë nuk ka lënë pa provuar edhe përvoja të tilla, ku nuk kanë munguar edhe vështrimet e rrepta tek partneri nga ana e ndonjë spektatoreje "xheloze".
Kjo verë i ka bërë edhe më të dukshme zhveshjet skenike, ndërsa për herë të parë i janë ekspozuar publikut vlonjat femrat toples (gjysmë të zhveshura) e për më tepër dixheje. Kjo fundjavë ka sjellë të tilla në një nga ambientet e diskotekave verore, ku janë ndjekur nga një numër rekord të rinjsh.
Dixhej toples, shoqëruar nga disa balerina greke, ka qenë propozimi që kanë sjellë të ftuarat, të cilat kanë "ndezur" orët e natës në bregdetin e Vlorës ditën e premte.
Performanca nuk ka kaluar deri edhe pa skena "xhelozie" te ndonjë tavolinë, midis çifteve, ndërsa kategoria më e kënaqur kanë qenë meshkujt, që kanë nxituar të fokusojnë në celularët e tyre femrat dixheje apo edhe kubistet toples. Zhveshjet kanë qenë vetëm njëra pjesë e performancës, teksa sipas të pranishmëve, mes dixhejeve toples nuk kanë munguar as puthjet e stilit "lesbik". E në fund të shfaqjes, pak mundën të shprehen për muzikën që ato luanin.
Interesante kanë qenë ditët e kësaj vere edhe performancat e balerinave braziliane, që nuk kanë pozuar toples, por kanë nxjerrë në pah hiret e tjera. Jo vetëm grupe e dixhej të njohur për të joshur klientelën, por edhe balerinat e dixhej toples janë parë nga ana e klubeve si një tjetër mënyrë për të tërhequr masën e të rinjve.