Strehohet familja e veteranit të luftës
Shoqata Humanitare “Feniks” ka bërë të hënën me strehë familjen 6-anëtarëshe të veteranit të tri luftërave çlirimtare, Lulzim Rexhepi nga Bajnica e Kaçanikut, e cila që nga marsi, kur edhe iu dogj shtëpia bëri jetë në një tendë.
Kryefamiljari Rexhepi falënderoi shoqatën “Feniks” dhe donatorët e saj, duke thënë se falë tyre tash po i gëzohet shtëpisë së re. Kryetari i shoqatës “Feniks”, Milaim Jashari, ka thënë se donatorët edhe kësaj radhe e kanë treguar veten, duke kuptuar drejt hallin e Lulzimit, përkundër komunës së Kaçanikut dhe bashkëfshatarëve të tij që bënë pak për të.
Ndër donatorët e shoqatës, kësaj radhe ka qenë edhe KRUK “Bifurkacioni”, e cila ka bërë punë në instalimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ka ndarë një shumë të parave.
Kryetari i Bordit, Ylber Topalli, theksoi se kompania ka kontribuar me një shumë simbolike prej 1 mijë eurosh. Sipas tij kjo ndihmë dhe gjithë kjo punë që është bërë, është pak krahasuar me kontributin e tij të dhënë gjatë luftës për lirinë e Kosovës dhe trojeve shqiptare. Ndryshe, ky është projekti i shtatë i shoqatës në këtë vit, ndërsa që nga fillimi i saj tre vjet më parë, numri i rasteve të zgjidhura arrin në 60.