Rihanna një thyese rregullash si gjithmonë

Rihanna ka udhëtuar drejt Parisit për të qëndruar disa ditë në turneun French Open. E njohur për stilin rebel, ajo edhe njëherë ka dëshmuar veten se është thyese rregullash e pandreqëshme.
Në rrjetin social twitter, Rihanna ka postuar disa foto ku ajo duket shumë seksi, ndërsa fotoja e fundit është paksa më e çudtishme.
Ajo mbanë në duar një pankartë me mbishkrimin 'No smoking here', derisa në gojë mbanë një cigare. Përbri fotos, Rihanna kishte shkruar 'I'm just different!!'.
Gjithashtu ajo është parë rrugëve të Parisit, me një pamje shumë joshëse, me xhaketë sportive të bardhë dhe fund të shkurtër, syze Channel dhe atlete, duke i lënë zbuluar këmbët e gjata e seksi./Indeksonline/