E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e vështirë e 69 vjecares së paralizuar, apel për ndihmë

SHKODER- Sëmundjet e njëpasnjëshme kanë bërë që një 69 vjecare në qytetin e Shkodrës të mbetet e paralizuar prej më shumë se 20 vitesh dhe të mos arrijë të dalë nga shtëpia e saj. Kjo është historia e Nife Alibalit, fatkeqësia e së cilës fillon në vitin 1984, kur detyrohet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, pasi rrëzohet në ambientet e spitalit të Shkodrës ku punonte si kujdestare fëmijësh. Bashkëshorti i saj Ismet Alibali është i vetmi person që kujdeset për kurimin e plagës së saj në këmbë dhe sëmundjeve të tjera, ndonse 69 vjecarja është përfituese me ligj për një përkujdesje falas nga ana e punonjësit të shërbimeve sociale sipas komisionit mjeko-ligjor.
Bashkëshorti i saj denoncon këtë fakt në News24 vetëm zbatimin e ligjit që është dhënë në komisionin e vitit 1990. Ai thotë se ky shërbim nuk i është ofruar asnjëherë të sëmurës.
“Përvec këmbës së sëmurë, ajo ka edhe sëmundje të tjera me frymëmarrjen, me zemrën ka diabetin që po e cmend . është shtruar disa herë në spital, në reanimacion. Dhe kjo është një shërbim që i takon me ligj. Ajo nuk është e zonja ti shërbëjë trupit të vet. Unë e laj, vijnë edhe vajzat ” shprehet Ismet Alibali.

“Plagën ma mjekon im shoq. Kam shumë vite me plagë e me dhimbje mos e pyet.”shprehet Nifja.
Ndërsa vetë 69 vjecarja ndihet keq për fatkeqësinë që i ka ndodhur, të cilën po e vuan edhe bashkëshorti i saj, e vetmja gjë që ajo kërkon është që ti ofrohet shërbimi që përfiton si invalide.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›