E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sheshi i shqiptarëve, të ruhet identiteti i tij

TIRANE- Përmes një konference për shtyp pasditen e sotme, kreu i qeverisë riktheu vëmendjen në debatin e ndezur në lidhje me projektin e Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e sheshit qëndror të kryeqytetit. Ndërsa shprehu gadishmërinë e qeverisë që drejton për të ndihmuar pushtetin vendor në procesin, tashmë të nisur, të rindërtimit të sheshit Skënderbej, Berisha i bën thirrje kryebashkiakut Rama të zbatojë përcaktimet e Institutit të Monumenteve të Kulturës për ruajtjen e identitetit të sheshit.

“Duke e konsideruar sheshin Skënderbej si kryesheshin e vendit dhe kombit, qeveria është e disponueshme të kontribuojë dhe ndihmojë qeverinë vendore të Tiranës në të gjithë procesin e rindërtimit të sheshit. Qeveria ime konsideron sheshin dhe bulevardin qendror si ansambël të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, shpallur kjo rreth 10 vjet më parë nga qeveria socaliste me propozim të ministrit të kulturës të asaj kohe, zotit Edi Rama” u shpreh kryeministri përpara gazetarëve.

Duke ju referuar vendimeve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Berisha renditi disa modifikime të propozuara te planit te Bashkise në mënyrë që, sic tha ai të mos humbasë identiteti i sheshit më të rëndësishëm në vend.

“Instituti i Monumenteve të Kulturës bazuar në shqyrtimin e planit i ka kërkuar zotit Rama modifikimet që vijojnë: Së pari heqjen dorë nga kulla e cila bllokon bulevardin. Instituti i kërkon zotit Rama të ruajë blloqet me të cilat është ndërtuar sheshi. Instituti ,e zezë mbi të bardhë i thote jo piramidës” tha Berisha.

Ndërkaq Kryeministri u shpreh se projekti për sheshin ka mungese të dukshme transprence dhe duhet ti nënshtrohet diskutimit të qytetarëve dhe qarqeve mediatike të vendit.

“Kam dëshminë e një mungese të madhe transparence. Edhe vetë avokatët e Ramës kanë bërë padinë ndaj këtij plani. Thuhet që kulla mund të ndërtohet në mes të bulevardit Zogu i Parë dhe pastaj thonë që edhe nuk do ta ndërtojmë. Bëhen gjithnjë e më të pabesueshëm dhe tregojnë që ky plan është ndërtuar mbi konfliktin e interesit” theksoi kreu i qeverisë.

Berisha përmendi edhe problemin e trafikut në kryeqytet duke u shprehur se arkitektët belgë të planit kanë deklaruar se nuk janë marrë me këtë cështje. 

“Po të keni ndjekur arkitektët belgë, ata thanë që ne nuk jemi marrë me trafikun, ku janë unazat që do ta zgjidhnin trafikun, 1 unazë ka në Shqipëri ku janë 3 të tjerat. Rama është i detyruar të bashkëpunojë me qeverinë qendrore. Nuk mund të marr përgjegjësinë ti thëm shqiptarëve që dy korsitë e Ramës do zgjidhin
Trafikun. Sheshi sot ka një funksion që zgjidh trafikun, sot problemi numër një i Tiranës është trafiku” theksoi Berisha ndërsa i bëri thirrje Ramës të bashkëpunojë në të mirë të qytetarëve të Tiranës. 
“Me kutitë të merremi vevcmas, sheshi i Tranës është i Shqipërisë” tha Kryeministri.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›