E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2012, dështim për Lady Gaga

Ajo humbi kurorën e të parës në Twitter, duke u mundur nga Justin Bieber dhe pati disa miliona shikime më pak se një vitë më parë në YouTube.

Kështu që del se Lady Gaga nuk i ka punët mirë me mediet sociale, në termin e numërave, por a e bën kjo yllin në rrënie të 2012? 

Sipas AccuraCast, që është një agjenci e kërkimit të marketingut në Londër, Lady Gaga ka shënuar rrënie në vitin 2012, kjo në bazë të numrit të personave që kanë kërkuar për Gaga-n në web.

Sipas firmes, ajo po kërkohet online tani njësoj sip është kërkuar në vitin 2008, kur nuk kishte arritur akoma famën e madhe.

Besohet se pasiviteti i Gaga-s në këtë vitë ka ndikuar në këtë rënie, pasi që ajo është fokusuar më shumë tek albumi i saj i ri, i cili pritet të dalë në shitje këtë vitë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›