Shkoder VATRA dhuron 15 mije per familjet e prekura nga permbytjet
Nje delegacion i Federates Vatra i shqiptareve te Amerikes i kryesuar nga kryetari Gjon Bucaj ndodhet keto dite ne Shqiperi me synimin qe 100 vjetori i themelimit te Vatres te jete pjese e festimeve te 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Delegacioni i Vatres ishte sot ne mesdite ne Shkoder ku i dhuroi Bashkise se ketij qyteti nje ndihme prej 15 mije dollaresh per familjet e demtuara nga permbytjet e fundvitit te kaluar. Kryetari i Federates Vatra tha gjate vizites se Shqiperia ka nevoje per me shume tolerance politike dhe qe te zgjedhurit apo zyrtaret e emeruar te mendojne ne radhe te pare per interesat e vendit.