Letra drejtuar Kongresit, Presidenti Obama vlerëson Kosovën si histori suksesi

Uashingtoni shpreh dhe njëherë mbështetjen për shtetin e ri Evropian, duke premtuar ndihmë të posaçme për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e cilëson Kosovën si shtet të suksesshëm. Në një letër drejtuar Kongresit Ameikan lidhur me një rezolutë mbi konfliktin në Libi dhe vazhdimin e mbështetjes që ai e ka kërkuar për t’i vazhduar sulmet mbi forcat e Gadafit, Presidenti i SHBA-ve, Obama i kushton edhe një pjesë të letrës Kosovës dhe zhvillimit demokratizues të saj. Obama thekson se SHBA do kontribuojë për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës si dhe ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe paqësor në të. Ai ka thënë se detyra kryesore e forcave të KFOR-it është të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurtë dhe në lirinë e lëvizjes”- ka shkruar më tej, Obama në letren drejtuar Kongresit amerikan, transmeton Journal.
...