E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd mendon për portier

E përditshmja spanjolle El Mundo Deportivo, ka shkruar të martën se Manchester United është i interesuar për portierin David De Gea, për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, sipas kësaj të përditshmeje, Atletico Madrid e ka vështirë të bindet për të hequr dorë nga portieri i ri spanjoll.

Këtë sezon, David De Gea kishte 10 paraqitje me Atleticon, ndërsa është pjesë e përfaqësueses U21 të Spanjës.

Menaxheri i “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson, 19 vjeçarin e konsideron si zëvendësues ideal të veteranit holandez Van Der Saar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›