Jetmiri, fitues i Big Brother

Jetmiri fitoi. Ndër 21 konkurrentët pjesëmarrës në këtë edicion të tretë të “Big Brother Albania”, Jetmiri, djali nga Vlora, ai që diti t’i bëjë banorët të qeshin e të qajnë u vlerësua nga publiku si më i miri mes tyre. Pikërisht ai është shpallur fituesi i 100 milionë lekëve, duke realizuar më në fund dëshirën e tij dhe duke u treguar të gjithëve se pavarësisht kontradiktave e debateve të herëpashershme me banorët, publiku asnjëherë nuk e humbi besimin tek ai. Miri, që prej vitesh jetonte në Itali u bë pjesë e këtij “reality show” me qëllimin për të dhënë një model të ri në shoqërinë shqiptare, modelin e të riut që di t’i bëjë të gjitha. Duket se këtë qëllim e vërtetoi brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai ka fituar sfidën me Domenikën, duke i dhënë kështu fund këtij edicioni të Big Brother Albania në Top Channel. Ashtu sikundër ka ndodhur edhe gjatë 16 javëve, sidomos gjatë spektaklit të mbrëmshëm, surprizat spektakolare dhe emocionet kanë qenë të jashtëzakonshme.
Një këngë për “Big Brother”
Spektakli i mbrëmjes së djeshme ka filluar ndryshe. Ish-konkurrentë të edicioneve të kaluara, por edhe të këtij edicioni, kanë organizuar një surprizë. Ata janë vendosur në një skenë të improvizuar në hyrje të shtëpisë dhe kanë kënduar një këngë përshëndetëse për “Big Brother”.
Eliminimi i parë dhe katër finalistët
Jona është eliminuar e para nga finalja e madhe e “Big Brother Albania 3”, duke mos i prekur dot çastet dhe emocionet e jashtëzakonshme në vijim të spektaklit. Ky eliminim ka bërë që konkurrentët finalistë të ishin Domi, Miri, Klodi dhe Erioni. I pari mes finalistëve që la shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë Klodi. Pas tij ka dalë Erioni duke bërë kështu që sfida për çmimin e madh të BB të zhvillohej mes Jetmirit dhe Domenikës.
Surpriza për ditëlindjen e Jonës
Edhe pse u eliminua e para, Arbana e ka ftuar Jonën të shkojë në dhomën e kuqe të shtëpisë. Pikërisht aty ishte vendosur një tortë gjigante. “Vëllai i Madh” e ka ditur mirë se asaj i kanë munguar tepër personat më të afërt në ditën e lindjes, ndaj ka menduar që njërin prej tyre ta sjellë në ambientet e shtëpisë. Pas këndimit të këngës së ditëlindjes, prej kësaj torte gjigante, ka dalë pikërisht Chris, i dashuri i saj. Ata janë larguar së bashku prej shtëpisë më të famshme në vend.
Seldi dhe Domi fejohen në BB
Arbana ka njoftuar publikun se do të ishin dëshmitarë të një çasti mjaft romantik në shtëpinë e “Big Brother”. Bëhet fjalë pikërisht për Domenikën. Arbana i thotë asaj se pas gjithë momenteve të bukura që ajo na dhuroi, dikush dëshiron t’i dhurojë asaj një ëndërr. Ajo e fton Domin të dalë në oborr, të veshë një mantel e të hipë në ballkon nëpërmjet shkallëve. Papritmas ka filluar muzika. Në ballkon, Domi ka gjetur tre instrumentistë të cilët interpretojnë muzikën e “Romeo dhe Zhuljetës”. Nga hyrja kryesore është shfaqur Seldi me veshjen e Romeos. Ai i shpreh dashurinë Domit dhe i ka kërkuar dorën. Seldi i propozon fejesë dhe Domi pranon mes emocionesh. Ata puthen dhe i shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Seldi i ka sjellë edhe një dhuratë me vete, një varëse të cilën ia ka vendosur në qafë mes momentesh emocionuese.
Miri takon të afërmit brenda shtëpisë
Jetmiri, një ndër banorët më të përmendur, i mbështetur nga publiku në çdo kandidim, po i toleruar më pak nga vetë banorët në shtëpi. Edhe për të, “Vëllai i Madh” kishte rezervuar një surprizë mbrëmjen e djeshme. Arbana e fton djalin nga Vlora të shkojë në pjesën lindore të shtëpisë. Aty ai gjen një aktor në podium, i vendosur përpara një makine shkrimi, në qendër të një skene të improvizuar. Jetmiri ulet pranë tij për të shijuar një shfaqje të përgatitur për të, ndërsa në të njëjtën kohë i duhet edhe të mos lëvizë. Pas çdo akti nga interpretimi i aktorit, dalin të afërmit e Jetmirit, prindërit, gjyshërit, e më pas daja. Pas përfundimit të shfaqjes, Miri pati mundësinë të takohet e të çmallet me ta.
Aleksandër Gjoka, një këngë për Erionin
Qëndrimi i Erionit në shtëpi u shenjua edhe nga një ndjenjë dashurie për Bertinën. Megjithatë, gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi, Erioni ka thënë se ai ka edhe një lidhje mjaft të veçantë edhe me miqtë e tij të vërtetë. Ai del jashtë dhe i shikon ata të ulur jashtë. Ndërkaq, ka nisur edhe kënga e preferuar e Erionit “Dashurisë së shkuar”, kënduar nga këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Aleksandër Gjokën, i cili ka hyrë në shtëpi duke i bërë një surprizë Erionit. Në muret e shtëpisë së vjetër shfaqet edhe teksti i këngës, ndërsa shfaqet edhe Bertina. Ata takohen e puthen me njëri-tjetrin, çfarë ka treguar se ende nuk e kanë harruar dashurinë mes tyre. Kjo surprizë përfundon ndërsa të gjithë nisin të këndojnë së bashku.
Klodi, një vals lumturie me nënën
“Vëllai i Madh” mendoi edhe për Klodin, duke i rezervuar edhe atij një surprizë. Arbana e ka prezantuar edhe një herë këtë djalë me kurajë të rrallë, mjaft dinjitoz që mori guximin të thoshte hapur prirjen e tij seksuale, një deklaratë të cilën asnjëherë nuk pranoi ta përdorte si pjesë të lojës së tij. Veç saj, Klodi i ka falur publikut mjaft emocione edhe duke treguar për marrëdhënien e veçantë që ekziston mes tij dhe nënës. Arbana i ka thënë të shkojë në pjesën lindore të shtëpisë. Në çastin kur ai gjendet në tunel nis kënga “Valsi i lumturisë”. Pikërisht aty ai shikon nënën e tij, e cila ishte duke kërcyer me një balerin, i cili ia dorëzon damën dhe e fton të kërcejë me të. Më pas mbërrin edhe një kor fëmijësh, të cilët këndojnë refrenin e këngës e cila është mjaft e rëndësishme për Klodin. /gazetashqip/