Prolog Giffoni, nis udhëtimin me filmat për fëmijë
ekranit të madh. Për të dytin vit Giffoni FilmFestival Albania prezanton në disa nga qytetet kryesore turistike filmat më të mirë ndërkombëtarë, prodhimet e dy viteve të fundit për të rinj përmes formatit Prolog Giffoni. Ashtu si dy vite më parë, në 2008-ën, është zgjedhur qyteti turistik i Sarandës për të çelur siparin e këtij formati, përmes të cilit filmi shkon të kërkojë e të takojë publikun e tij të vogël atje ku jeton. Pas një spoti promocional organizuar në shëtitoren e qytetit mbrëmjen e së premtes, stafi organizator e ka çelur Prolog Giffonin paraditen e djeshme në kinoteatrin Butrinti. Ndonëse koha nuk i ka favorizuar, nxënës nga dy shkollat 9-vjeçare të qytetit të Sarandës, "Adem Sheme" e "9 Tetori", si dhe banorë të Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë në këtë qytet, kanë shfaqur interes për festivalin dhe filmat e tij. Elina ka qenë filmi i parë i projektuar për jurinë Generation +12), i cili është ndjekur nga projeksione të tjera edhe për jurinë Generation +15. Pas çdo projeksioni fëmijët bëhen protagonistë të vërtetë të një bashkëbisedimi, që këtë vit moderohet nga Turjan Hyska dhe grupi i tij Produkt 28, të cilët do të japin edhe koncerte në qytetet ku do të ndalet Prolog Giffoni, i cili synon sensibilizimin e këtij formati për fëmijë dhe të rinj në disa nga qytetet kryesore që kanë potenciale turistike si Saranda, Vlora, Durrësi, Pogradeci dhe Lezha, për tu mbyllur në një finale të madhe në Tiranë, më 30 maj. Përmes këtij formati, ne duam të vëmë edhe njëherë theksin në mungesën e filmit për këto kategori dhe të shprehim shqetësimin e mungesës së kinemave në këto qytete. Në të gjitha vendet ku ne do të ndalemi, përveç Pogradecit që ka një kinema modeste, asnjë nga qytetet e tjera, edhe pse kanë një potencial të madh turistik, nuk kanë kinema. Kjo bën që këta të rinj të humbasin kontaktin me ekranin e madh dhe si pasojë edhe në kryeqytet ku ka 2-3 kinema shikueshmëria është e ulët duke pasur parasysh konkurrentët që fillojnë që nga videotekat, interneti, televizioni, etj. Ne duam të kthejme magjinë e filmit në ekranin e madh. Nëse do tia arrijmë qëllimit, do të thotë se pas disa vitesh do të kemi përsëri kthimin në traditën e bukur të shkuarjes në kinema për të parë filmin, shprehet presidenti i festivalit, Namik Ajazi. Programi i këtij formati shëtitës, përfshin filmat më të mirë të dy viteve të fundit. Janë kryesisht tema të ndjeshme që kanë të bëjnë me dy kategoritë e jurisë Generation +12 dhe Generation +15. Fëmijët dhe të rinjtë e Sarandës, Vlorës, Durrësit, Pogradecit dhe Lezhës do të kenë mundësi të shohin filmat më të mirë të prodhuar nga vende si Amerika, Danimarka, Norvegjia, Suedia, etj. Prolog Giffoni është bërë këtë vit pjesë e aktiviteteve Shqipëri-Itali 2010: një det, dy popuj, një miqësi, sepse ky festival i lindur pikërisht në Itali.
Last Updated on Saturday, 15 May 2010 19:47