Jetojme te pambrojtur
Shenim redaksional i TV Klan
Do te duhej te ndodhte nje ngjarje e tille, qe po merrte per pak permasat e tragjedise me shume viktima, qe te ngrihej edhe njehere shqetesimi se jetojme te pambrojtur. Jetojme mes kaosit te ndertimeve me vrull qe mbijne si kerpudha ne cdo cep te vendit dhe po si te tilla keputen, duke marre jete njerezish.
Akoma ne tragjedi mungon nje fakt, aq sa ne rastin e kronikave te paralajmeruara, kjo pa dyshim do te perbente ngjarjen me te paprecedent te punimit dhe qe sot duhet te tronditemi nga pluhuri i nje godine qe zuri poshte njerez dhe shtoi ankthin e 100 mije te tjerave, dhjetera kilometra rreth vendit te ngjarjes, ne te gjithe Shqiperine. Fakti eshte ky, se me 21 prill te vitit 2001, televizioni Klan paralajmeroji autoritetet se ky pallat po shembej, se keta njerez rrezikonin te kumbisnin gjithcka qe kishin prej papergjegjshmerise.
Per ironi, askush qe prej asaj kohe nuk ndermori ndonje hap dhe per me teper, nuk e vrane mendjen as shoqeri te tjera te ndertimeve ne kete zone ku toka rreshqiti se bashku me jete njerezish. Por ngjarja ne Gjirokaster nuk perben vetem nje rast per ndertime jashte kriterit. Toka qe rreshket mbi truall, mungesa e shkalleve te emergjences ne pallate nga zjarri, muret e krisura dhe cilesia e dobet e punimeve, nuk jane historite e vetme te kronikave televizive. Keto te gjitha jane vene nen tension, por askush, asnjehere nuk ka reaguar duke vepruar ne kohe. Si cdo ngjarje tjeter, qytetaret pse jo mund te druhen se ajo eshte si cdo histori dhe kjo ngjarje do te zgjase pak. Pas tre dite bombardimi te emisioneve informative, do te mbyllet dhe nje tjeter kapitull i papergjegjshmerise se autoriteteve te pandeshkuara. Do te flitet, do te analizohet, do te zbardhet ngjarja dhe do te studiohet ne detaj, por ne fund, do te mbese vetem pyetja e madhe: Kush e ka radhen? Themelet e cilit pallat dhe ne cilin cep te Shqiperise do te tronditen serish nga papergjegjshmeria.
Nen rrenoja mendohet te jete nje nene dhe vajza e saj, dhe kjo eshte mese e dhimbshme, por tani, me sa duket, do te duhet te paguajne ata qe ne kete histori, zgjodhen vetem te fitojne, pavaresisht cmimit.