Rama: Trishtim per viktimat, autoret para ligjit
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama vizitoi pasditen e djeshme qytetin e Gjirokastres per te qene prane te mbijetuarve dhe viktimave te plagosur si pasoje e shembjes se nje pallati pesekatesh ne lagjen "11 Janari". Drejtuesi i Partise Socialiste theksoi ne fjalen e tij per mediat pas vizitave ne qytet se ishte nje trishtim i madh te shikoje se si njerez te pafajshem ndodheshin ne rrenoja. Po keshtu, kryetari socialist Rama theksoi se drejtesia duhet te ndermerrte nje hetim te plote ne lidhje me shkaqet qe sollen nje ngjarje te tille te rende. Po keshtu kryetari i PS-se kerkoi edhe ndeshkimin e autoreve qe sollen ne kete ngjarje te rende.
"Eshte trishtim i madh te shikosh nen germadha jete te pafajshme njerezore, mendoj se duhet nje hetim i gjere dhe i menjehershem per te nxjerre edhe shkaqet dhe pergjegjesite per kete ngjarje te rende", - deklaroi nga Gjirokastra kryetari i PS-se, Edi Rama, duke kerkuar edhe ndeshkim per autoret. Keshtu fillimisht drejtuesi i PS-se zhvilloi takime me njerezit e mbijetuar te ngjarjes se rende qe preku mesditen e djeshme qytetin jugor dhe me pas ka zhvilluar edhe nje vizite ne spitalin e Gjirokastres per te marr me shume informacione mbi gjendjen e te lenduarve. Ne kete takim kryetari socialist Rama ishte i shoqeruar nga deputeti i PS-se, Gramoz Ruci, kryetari i PS-se ne Gjirokaster, Florian Hysi dhe kryebashkiaku Flamur Bime.