E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetonte e vetme, digjet e gjalle e moshuara

Nje grua 57-vjecare, qe jetonte e vetme ne banesen e saj njekateshe ne fshatin Lifaj, te komunes Krutje ne Lushnje, ka humbur jeten pasi u dogj e gjalle pas nje zjarri te rene gjate oreve te para te mengjesit te djeshem. Vera Gropo eshte gjetur e pajete nga fqinjet qe jane perpjekur t'i vijne ne ndihme, ndersa policia nisi hetimet per te zbuluar nese zjarri ka qene i qellimshem. Mesohet se viktima jetonte e vetme ne banese, pasi disa vjet me pare i kishte vdekur bashkeshorti dhe tre vajzat i kishte te martuara. Djali i vetem i 57- vjecares ishte emigrant ne Greqi dhe jetonte ne kete vend me familjen e tij. Rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem kane qene fqinjet, qe kane vene re banesen e shkrumbuar te te moshuares dhe njoftuan policine. Por brenda u gjet e pajete 57-vjecarja Gropo. Gruaja eshte asfiksuar ne gjume nga tymi, ndersa ka qene e pafuqishme per te shpetuar veten. Burime te policise thane se dyshohet qe shkak i zjarrit te rene te jete nje qiri, qe eshte harruar ndezur nga viktima gjate oreve te nates, pasi ka munguar energjia elektrike ne zone.
Xh. B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›