E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zana Tartari,kandidate per anetare e KLD

Zana Tartari do te jete emri i ri i kandidates per te qene anetare e KLD. Te majtet kane filluar hedhjen e firmave qe do te materializojne kandidaturen e avokates se njohur, e cila do te renditet perkrah tre kandidaturave te tjera, perkatesisht Rustem Gjates e Alfred Karamuces te propozuar nga 28 deputete te PD, dhe Maks Haxhise, te propozuar nga nje grup miks i deputeteve te majte dhe te djathte. Keshtu, tashme kater kandidaturat do te garojne per dy vendet vakant te KLD, pas perfundimit te mandatit te Gjovalin Pernoces dhe Aleksander Muskajt. Sot pritet qe kerkesa prej 28 deputetesh te majte per kandidaturen e Tartarit te depozitohet ne Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›