E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria heton zyrtarin e gjashte

Prokuroria zgjeroi rrethin e personave te dyshuar si bashkepunetore te personave te arrestuar gjate operacionit, te koduar "Gjoba e fundit". Hetimet me te fundit kane nxjerre dhe emra te tjere te implikuar qe jane drejtues te Policise Tatimore dhe qe kane pasur lidhje me gjashte te arrestuarit e pare te aksionit, pese nga te cilet zyrtare. Gazeta "Koha Jone" botoi lajmin se policia dhe prokuroria kishte nen vezhgim dhe hetim nje zyrtar te gjashte te Policise Tatimore. Emri i tij ka dale nga pyetja e te ndaluarve te pare dhe e biznesmeneve te demtuar, te cileve u behej presion qe te paguanin ryshfete qe te shpetonin nga gjobat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›